1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Këshilli Jumbo" i NATO-s pregatit samitin e ardhshëm të Aleancës

56 ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s takohen në Bruksel. I ashtuquajturi "Këshilli Jumbo" ka si detyrë të përgatisë samitin e NATO-s në maj. Tema kryesore është Afganistani.

Njësi speciale të ushtrisë afgane

Njësi speciale të ushtrisë afgane

Atentatet dhe sulmet e fundit të talibanëve dhe kryengritësve në fundjavë zyrtarët e NATO-s i vunë shpejt mënjanë në deklaratat publike. Për punën me shtypin vlen thënia e gjeneralit amerikan John Allen, komandanti i trupës ndërkombëtare mbrojtëse në Afganistan: "Jam tejet krenar për reagimin e shpejtë të forcave afgane të sigurisë ndaj atentateve në Kabul." Reagimi ndaj sulmeve tregoi se trupat afgane veprojnë me profesionalizëm dhe janë shumë të angazhuara, deklaroi zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu.

Gjenerali amerikan John Allen

Gjenerali amerikan John Allen

Kështu nga këndvështri i NATO-s sulmet më të rënda të talibanëve në Kabul prej dhjetë vjetësh shihen si sukses. Diplomatë e NATO-s, të cilët deshën të mbeten anonimë, deklaruan se nuk ndajnë të njëjtin optimizëm sa i përket aftësive të forcave afgane të sigurisë. Luftimet arritën të përfundonin vetëm me ndihmën e helikopterëve ushtarakë amerikanë.

zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu

Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu (në mes)

"Sigurish ka ende sfida sa i takon sigurisë", pranoi zëdhënësja Lungescu në Bruksel. Megjithatë plani kohor për tërheqjen e trupës ISAF të udhëhequr nga NATO, për të cilin do të zhvillojë konsultime të mërkurën dhe të enjten këshilli i ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të vendeve anëtare, nuk do të ndryshojë. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Vestervele i cili do të marrë pjesë në takim deklaroi: "Plani nuk do të ndryshojë". Tërheqja e 130.000 ushtarëve nga Afganistani do të vazhdojë sipas planit.

Dorëzimi vazhdon

Ushtar i NATO-s në Kabul në vendin e sulmeve të talibanëve. 15.4.2012

Ushtar i NATO-s në Kabul në vendin e sulmeve të talibanëve. 15.4.2012

NATO është duke kaluar përgjegjësinë për sigurinë në provinca të veçanta në Afganistan në duart e komandantëve të trupave afgane. Gjysma e territorit është tashmë nën komandën afgane. Deri në mes të vitit të ardhshëm dorëzimi i përgjegjësisë duhet të përfundojë plotësisht. Deri në fund të 2014-s pjesa më e madhe e trupave të ISAF-it nga 49 vende duhet të jenë larguar nga Hindukushi. Kjo është vendosur në samitin e fundit të NATO-s në nëntor të 2010-s në Lisbonë. Tani do të shqyrtohet nëse plani kohor mund të zbatohet. Por diskutimet për tërheqjen dhe planin kohor mund të jenë edhe kontraproduktive, mendon gjenerali i NATO-s në pension Egon Ramms: "Kam theksuar disa herë se ky diskutim dërgon mesazhe të gabuara në katër drejtime: një mesazh të gabuar për ushtarët tanë dhe popullin tonë, për popullin afgan dhe një mesazh të gabuar për talibanët. Situata është e vështirë pasi vendimi për tërheqjen ka të bëjë me politikën e brendshme të vendeve të NATO-s, por kjo politikë e brendshme nuk ndihmon situatën në Afganistan."

Por presidenti i SHBA-së Barack Obama, në mes të fushatës elektorale, do të bëjë të ditur në samitin e ardhshëm të NATO-s në maj në Chicago, se sa njësi amerikane do të kthehen në atdhe dhe kur.

Rusët refuzojnë mbrojtjen antiraketore

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov

56 ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes do të presin në Bruksel edhe të ftuar nga vendet partnere të NATO-s. Më i rëndësishmi është ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov. Në Këshillin NATO-Rusi, Aleanca dhe ministri i jashtëm do të diskutojnë për tërheqjen nga Afganistani. Bashkëpunimi i Rusisë nevojitet me urgjencë pasi shumë transporte kryhen përmes tokës ruse. Temë do të jetë edhe mbrojtja antiraketore që NATO kërkon të ngrejë në Evropë. Rusia vazhdon të refuzojë planet ndërkohë që NATO kërkon të përcaktojë në samitin në Chicago planin e përkohshëm për vënien në funksionim të një pjese të mbrojtjes antiraketore. Sipas të dhënave nga qarqet e NATO-s Rusia sheh tek kjo mbrojtje një reduktim të aftësisë së saj për t'u mbrojtur me armë bërthamore nga sulme eventuale. E ashtuquajtura "aftësi për goditjen e dytë" nuk preket megjithatë aspak nga mbrojtja antiraketore, thuhet nga NATO. Me gjasë në shenjë proteste kundër mbrojtjes antiraketore presidenti i ardhshëm rus Vladimir Putin ka anuluar pjesëmarrjen e tij në samitin e Chicagos. Nga Kremlini u deklarua zyrtarisht se Putini në kohën e samitit do të në mes të majit do të jetë prej vetëm pak ditësh në post dhe ka vështirësi me takimet. Megjithë këtë refuzim të Putinit, raporti me rusët në planin e punës është i mirë, deklarojnë diplomatët e NATO-s në Bruksel.