1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Këshilli i Sigurimit u bën thirrje Izraelit dhe Hamasit të ndërpresin luftimet

Situata në Rripin e Gazës - Aviacioni izraelit vazhdon sulmet, Hamasi deklaron hakmarrje. Këshilli i Sigurimit kërkon fundin e menjëhershëm të luftimeve.

default

Pamje nga Rripi i Gazës pas sulmit të së shtunës (27.12.08) nga aviacioni i Izraelit

"Anëtarët e Këshillit të Sigurimit në sfondin e shkallëzimit të gjendjes në Gazë shprehin shqetësimin e tyre të madh", vuri në dukje të dielën në mëngjes (28.12.08) ambasadori kroat, Neven Jurica, në funksionin e kryetarit të forumit më të lartë të OKB-së.

UN Sicherheitsrat

Këshilli i Sigurimit në Nju Jork

Duke u prononcuar për shtypin pas seancës Riad Mansour, i dërguari palestinez në OKB, deklaroi: "Armëpushimi është një çështje evidente që i adresohet palës, e cila po kryen agresion kundër popullit palestinez. Në 24 orët e fundit të agresionit janë varë e plagosur mëse 1.000 palestinezë, shumica civilë."

Ambasadorja e Izraelit në OKB, Gabriela Schalev iu drejtua gjithahstu gazetarëve duke theksuar: "Mjaft është mjaft. Ne nuk kemi alternativë veç operacionit ushtarak, e vetmja palë që duhet të ndjehet përgjegjëse është Hamasi. Izraeli është duke vënë në jetë të drejtën e vet për vetëmbrojtje, dhe kjo është ajo çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit."

Operacioni i nisur të shtunën shënon sulmet me numrin më të lartë të viktimave brenda një dite qysh nga lufta gjashtëditore e vitit 1967, bëhet e ditur. Si pasojë e sulmeve izraelite nga ajri ndaj bazave të Hamasit radikal-islamik në Rripin e Gazës, sipas të dhënave palestineze, gjetën vdekjen rreth 270 vetë.

Edhe për njerëzit e ambjentuar tashmë me dhunën në qytetin e Gazës, situata e krijuar pas sulmeve të së shtunës, shënon një dimension të ri. Në kohën që goditën raketat rekrutët palestinezë po festonin mbarimin e shkollës. Aviacioni izraelit bombardoi disa rajone të policisë dhe depo armësh. Ndër të vdekurit është edhe shefi i policisë së Rripit të Gazës, një udhëheqës i Hamasit si dhe gra e fëmijë.

BdT Israel Tzipi Livni

Ministrja e jashtme e Izraelit, Zipi Livni

Që sulmet kanë prekur edhe civilë, për këtë Izraeli fajëson Hamasin. Ministrja e jashtme izraelite Zipi Livni, deklaroi: "Eshtë Hamasi, që me vetëdijë të plotë ka hedhur raketat në zonat e banuara në Izrael. Ne përpiqemi që t´i shmangim, ose t´i minimizojmë pasojat mdaj popullsisë civile. Por sulmet ndaj Hamasit duhet të vazhdojnë dhe do të vazhdojnë. "


Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert theksoi, se vendi i tij i ka shpallur luftë Hamasit dhe jo 1.5 milionë palestinezëve në Rripin e Gazës. Sulmet nga ajri vazhduan edhe gjatë natës, sipas njoftimeve të mediave Izraeli përforcoi ndërkohë edhe trupat e këmbësorisë në kufirin me Rripin e Gazës.


Hamasi kërcënoi me hakmarrje të menjëhershme. Fillimi i ofensivës ushtarake nga Izraeli u pasua menjëherë me sulmet e raketave Kasam të Hamasit në Jug të Izraelit. Në rajonin kufitar Netivot gjeti vdekjen një grua. Zëdhënësi i Hamasit, Fausi Barhum deklaroi: "Në sfondin e kësaj masakre publike, që ka shkaktuar Izraeli këtu, ne u bëjmë thirrje të gjithë luftëtarëve palestinezë të rezistencës, që të mbrojnë popullin tonë. Ne do t´i kundërpërgjigjemi këtij agresioni. "


Konflikti rrezikon të shtrihet edhe në Jordanin Perëndimor, ku qeveris lëvizja e moderuar Fatah e presidentit palestinez Mahmud Abaz. Në Hebron qindra demonstrues sulmuan pikat izraelite të kontrollit dhe u përbetuan për hakmarrje ndaj sulmeve kundër bashkëatdhetarëve të tyre në Rripin e Gazës.

DW.COM

  • Data 28.12.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GO6e
  • Data 28.12.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GO6e