1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Këshilli i Sigurimit: Të ndalet dhuna kundër Rohingya

Kombet e Bashkuara shprehen të shqetësuara për dhunën në Myanmar dhe kërkojnë nga qeveria "hapa të menjëhershëm" për dhënien fund të dhunës kundër pakicës myslimane.

Në një deklaratë të instancës më të lartë të Kombeve të bashkuara në Nju Jork është shprehur shqetësimi i madh për përdorimin e "ekzagjeruar të dhunës" në operacionet ushtarake të ushtrisë kundër pakicës myslimane Rohingya në shtetin federal Rakhine. Këshilli i Sigurimit kërkon lejimin e organizatave humanitare në rajon.

Këshilli i Sigurimit e trajtoi të mërkurën për herë të parë dhunën në Myanmar. Tekda Alemu, ambasador etiopian dhe i mandatuar si kryetar i Këshillit, u shpreh se ka pasur një "shkëmbim të zgjeruar të pikëpamjeve".

Palästina Guterres im Gaza-Streifen (Reuters/M. Salem)

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

Guterres: Pastrim etnik

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres përforcoi akuzën e komisarit të OKB-së për Të Drejtat e Njeriut, Zeid Raad Al Husein se sulmet e ushtrisë janë "një shembull tregues për pastrime etnike". "A ka një përshkrim më të qartë për këtë, kur e një e treta e popullsisë duhet të marrë arratinë?" shtroi pyetjen Guterres.

Konflikti disa vjeçar mes rebelëve Rohingya dhe ushtrisë në qeveri shpërtheu ashpër në fund të gushtit. Qindra mijëra vetë kanë marrë arratinë në Bangladesh.

la/(afp, dpa, rtr)