1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Këshilli i Sigurimit këshillohet për kërkesën e palestinezëve

Paqen në Lindjen e Afërme – një shtet palestinez sovran: Si duhen arritur këto synime? Bashkësia ndërkombëtare po kërkon rrugë. Ministri i jashtëm gjerman i këshilloi palët në konflikt që të zhvillojnë bisedime të reja.

Edhe Gjermania e përkrah zgjidhjen me dy shtete: Guido Westerwelle

Edhe Gjermania e përkrah zgjidhjen me dy shtete: Guido Westerwelle

Brenda tre muajsh do të përpilohen propozime të gjera mbi vijën e ardhshme të kufirit dhe sigurinë. Pas një gjysmë viti (kështu vazhdon plani i Kuartetit për Lindjen e Afërme) duhet të ketë përparime, të cilat do të sanksionohen në një konferencë ndërkombëtare në kryeqytetin rus Moskë. Marrëveshja e synuar e paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve do të jetë gati në fund të 2012-ës.

Westerwelle i bën thirrje Evropës për unitet 

Në kaudër të Asamblesë së Përgjishme të tanishme në OKB në Nju-Jork ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle (duke pasur parasysh përpjekjet e palestinezëve për një shtet të tyre) i bëri thirrje Bashkimit Evropian për një vijë të njësuar. “Duhet të flasin evropianët me një zë“, i tha Westerwelle kanalit të parë televiziv gjerman (ARD). Ai reagoi kështu ndaj ngutjes së presidentit francez Nicolas Sarkozy, i cili e pati paraqitur para kohe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së planin kohor të negociatave të Kuartetit të Lindjes së Afërme. Kjo shkaktoi pakënaqësi te vendet partnere.

Kthim në tryezën e bisedimeve

Në një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të hënën (26.09.2011) Westerwelle iu bëri thirrje Izraelit dhe palestinezëve, që të kthehen në tryezën e bisedimeve. Gjermania e mbështet një shtet palestinez dhe një jetë të palestinezëve në dinjitet dhe vetëvendosje, tha ministri në Nju-Jork. Dhe ky shtet nuk do të ezistojë dikur „në një të ardhme të lartgët, të papërcaktuar“. Mirëpo, në Gjermani siguria e Izraelit është „interes kombëtar“, tha ministri. „Hendeqet mund të kapërcehen, në qoftë se të gjithë duan vërtet.“

Në të njëjtën kohë politikani i Partisë Liberale theksoi para instancës së OKB-së mbështetjen „me forcë“ nga Gjermania të planit kohor të Kuartetit të Lindjes së Afërme. Deklarata vendos „gurët kilometrikë“ të nevojshëm në rrugën drejt paqes midis Izraelit dhe palestinezëve. Westerwelle iu bëri gjithashtu thirrje të dyja palëve, që të hyjnë „menjëherë në bisedime të drejtpërdrejta“ dhe të paraqesin brenda tre muajve „propozime të gjera“.

Berlini për status kalimtar të palestinezëve

Sekretari i shtetit pranë Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme Werner Hoyer

Sekretari i shtetit pranë Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme Werner Hoyer

Qeveria gjermane propozoi, që palestinezëve t'iu jepet një status më i avancuar vëzhguesi në Kombet e Bashkuara. Sekretari i shtetit pranë ministrisë së jashtme Werner Hoyer shpjegoi, se modeli „me status vëzhguesi të një vendi joanëtar“ ishte sprovuar, për shembull gjatë kohës së ndarjes së Gjermanisë, kur Republika Federale dhe RDGJ-ja patën pasur fillimisht këtë status.

Autor: Susanne Eickenfonder / Elert Ajazaj

Redaktoi: Esat Ahmeti

DW.COM