1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendos sanksione të reja kundër Iranit -Brazili dhe Turqia kundër

Ashtu si edhe pritej, Këshilli i Sigurimit e OKB-së vendosi të mërkurën në mbrëmje (9.6.) sanksione të reja ndaj Iranit. Këto sanksione do të prekin në rradhë të parë financat e gardave të revolucionit.

default

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara

Me 12 vota pro, dy kundër dhe një abstenim, Këshilli i Sigurimit vendosi pas disa mujash këshillime, që të vërë sanksone të reja kunder Iranit.

Kombet e Bashkuara duan në këtë mënyrë të rrisin presionin ndaj vendit për shkak të programit të tij të debatuar bërthamor. Brazili dhe Turqia votuan kundër këtyre sanksioneve. Këto dy vende kishin arritur në maj një kompromis me Iranin. Ambasadorja e Brazilit, Maria Luiza Ribeiro Viotti: " Sanksionet do të jenë një vuajtje e madhe për popullin e Iranit."

Brazili dhe Turqia kundër sanksioneve të reja

Këshilli i Sigurimit i ashpërsoi me këtë hap sanksionet e deritanishme ndaj Iranit dhe shtoi të reja:

UN Sicherheitsrat Israel Gaza Flash-Galerie

Mbledhje e Këshillit të Sigurimit

Ato i drejtohen sidomos gardave të revolucionit, të cilat shërbejnë si organizata paramilitare dhe janë të fuqishme brenda sistemit qeveritar iranian. Anëtarët e këtyre gardave nuk do të lejohen të lëvizin më jashtë shtetit. Përveç kësaj, kontot e tyre bankare do të bllokohen. Nuk do të blihen më nga Irani armë të rënda, anije ushtarake apo tanke. Anijet që udhëtojnë drejt Iranit do të kotrollohen rreptësisht dhe biznesi iranian jashtë vendit do të limitohet në mënyrë të ndjeshme. Në rast se një bankë iraniane jashtë shtetit dyshohet të ketë lidhje me programin bërthamor, atëherë ajo do të preket gjithashtu nga sanksionet.

Sektori energjitik nuk do të preket

SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania donin të preknin me sanksonet e reja edhe sektorin energjitik. Por Rusia dhe Kina me fuqinë e tyre të vetos e bllokuan këtë dëshirë. Sidoqoftë ambasadorja amerikane Susan Rice, theksoi edhe njëherë përse janë të rëndësishme sanksionet e reja:

Susan Rice

Susan Rice

" Qeveria iraniane vendosi me qëllim të mos bashkëpunojë me organizatën IAEO, ashtu si nuk iu përmbajt rezolutave të këtij këshilli."

Raundi i katërt i sanksioneve kundër iranit

Ky është raundi i katërt i sanksioneve kundër Iranit që nga dhjetori i vitit 2006. Kombet e bashkuara druajnë se Irani po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, por Irani e mohon këtë gjë. Deri më sot Irani nuk e ka ndaluar as pasurimin me lëndën e uranit, dhe as nuk i ka plotësuar kriteret e vëna nga Agjensia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, IAEA.

Autore: Lena Bodewein/ Sonila Harasani

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM

  • Data 10.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NmVT
  • Data 10.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NmVT