1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton zonën e ndalim-fluturimit mbi Libi

Zona e ndalim-fluturimit mbi Libi, e mbikëqyrur nga Kombet e Bashkuara, është punë e kryer. Këshilli i Sigurimit miratoi një rezolutë përkatëse.

KS i OKB-së diskuton për zonën e ndalimfluturimit mbi Libi.

KS i OKB-së diskuton për zonën e ndalimfluturimit mbi Libi.

Gjermania abstenoi në votimin në Nju-Jork. Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle tha se qeveria gjermane e sheh tejet skeptike mundësinë për të ndërhyrë ushtarakisht në Libi. Krejt tjetër ishte reagimi te opozita libiane.

Kryengritësit marrin zemër

Kundërshtarët festojnë në mënyrë të shpenguar në rrugët e Bengazit rezolutën e OKB-së.

Më në fund, thonë ata, Perëndimi do të ndërhyjë, do t'u japë fund sulmeve të Gaddafit ndaj pikëmbështetjeve të opozitës.

Gjermania sheh dhe më tej sanksionet si mjetin më efektiv

Pas diskutimeve disajavore dje pati marrëveshje në Nju-Jork: Dhjetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit votojnë për rezolutën dhe hapin kësisoj rrugën për mbrojtjen e popullsisë civile prej Gaddafit - në rast nevoje me mjete ushtarake. Pesë shtete abstenojnë, ndër to Gjermania.

"Ne besojmë se sanksionet e mbështetura nga bashkësia ndërkombëtare janë një mjet efektiv për t'i dhënë fund sundimit të Muammar al Gaddafit dhe për të nisur kështu procesin e nevojshëm të tranzicionit politik", tha ambasadori gjerman në OKB, Peter Wittig.

Franca: sulmet ajrore mund të fillojnë brenda disa orësh

Por sanksionet nuk i mjaftojnë më shumicës së Këshillit të Sigurimit. Ato planifikojnë të veprojnë shpejt kundër Gaddafit: Franca nuk e përjashton mundësinë e sulmeve ajrore brenda disa orëve. Skena të tilla, kështu shpresojnë njerëzit në qytetet për të cilat luftohet fort, nuk do të ketë më. Trupat e Gaddafit i qëllojnë kryengritësit prej javësh - së fundi trupat e tij bombarduan aeroportin ndërkombëtar të Bengazit. Pa u miratuar mirë rezoluta e OKB-së në Nju-Jork përkrahësit e Gaddafit në Tripoli demonstrojnë mbështetjen e tyre për despotin.

"U jemi mirënjohës pesë vendeve, të cilat abstenuan. Ushtria dhe policia në Libi kanë synimin të mbrojnë civilët." - deklaroi zëvendësministri i jashtëm libian Khaled Kaaim.

Por këta bëhen vazhdimisht viktima të përplasjeve të ashpra midis regjimit dhe kryengritësve. Opozita donte një ndërhyrje të Perëndimit. Tani rruga për këtë u hap.

Autor: Nina Haase / Elert Ajazaj

Redaktoi: Eliana Xhani

DW.COM

  • Data 19.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/RAOC
  • Data 19.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/RAOC