1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Këshilli i Sigurimit dënon sulmet e rënda në Siri

Përmes një deklarate të përbashkët, 15 vendet anëtare të KS dënuan sulmet e fundit në Siri që shkaktuan mbi 50 të vdekur dhe 400 të plagosur. Udhëheqësit e vendit bënë "terroristët" të përgjegjshëm për këto atentate.

Dënohen sulmet në Siri

Dënohen sulmet në Siri

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar ashpër sulmet në Siri, më të rëndat qysh prej kryengritjes kundër presidentit Baschar al Assad. Në një deklaratë të përbashkët të 15 anëtarëve të KS, forumi më i lartë i OKB i bëri thirrje edhe një herë palëve në konflikt në Siri që t`i japin fund dhunës dhe të mbështesin planin e paqes së të dërguarit të posaçëm, Kofi Annan.

Nga dy sulme të rënda me bomba para një burgu në Damask të enjten (10.05) humbën jetën 55 vetë dhe rreth 400 të tjerë mbetën të plagosur. OKB paralajmëroi për rrezikun e një lufte civile.

Shpërthimet e dhunshme të ditës së enjte u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin e Sirisë. Të vdekur, rrënoja, njerëz të tronditur dhe vullnetarë që ndihmojnë, ishte pamja e kësaj pjese të kryeqytetit sirian. Ndërtesa e një shërbimi sekret është shkatërruar pothuajse fare.

Sulmet e fundit në Siri shkaktuan mbi 50 të vdekur dhe 400 të plagosur

Sulmet e fundit në Siri shkaktuan mbi 50 të vdekur dhe 400 të plagosur

Akuza ndaj "terroristëve " si përgjegjës të atentateve

Udhëheqja siriane në medie fajësoi si përgjegjës për këtë ngjarje "terroristët", por përfaqësuesit e opozitës i hodhën poshtë këto akuza. Një aktivist i të drejtave të njeriut hodhi poshtë akuzën se kryengitësit e ushtrisë së lirë siriane, fshihen pas këtyre sulmeve: "Kjo nuk ishte ushtria siriane e lirë. Ajo nuk do të kishte bërë asgjë për të vrarë dhe plagosur njerëzit sepse ajo dëshiron t`i mbrojë ata. Regjimi fshihet pas këtyre sulmeve, ai është i njohur për veprime të tilla".

Deri në 1000 luftëtarë nga shtetet si Libia, Iraku dhe Libani mund të jenë sipas tij atentatorë që ndjekin planet e tyre për të destabilizuar Sirinë - në fakt prej kohësh flitet për grupe të lidhura me Al-Kaida, mendon gjenerali libanez në pension, Hisham Jabber që ndodhet në Siri.

Nisur nga sulmet e shpeshta dhe luftimet në vazhdim mes trupave qeveritare dhe kryengitësve, armëpushimi i vendosur para katër javësh është tjesht një farsë. Ndërkohë që 60 vëzhgues të OKB që ndodhen aty nuk mundën të parandalonin eskalimin e dhunës. Sulmet e së enjtes mund ta çojnë vendin drejt një lufte civile. Këto sulme shuan shpresat e planit të ndërmjetësuesit Kofi Annan për realizimin e një zgjidhjeje paqësore për Sirinë.