1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Këshilli i Mbikqyrësve flet për parregullsi - Opozita nuk mendon se kjo sjell ndryshime

Këshilli i Mbikqyrësve në Iran hodhi poshtë kërkesën për anulimin e zgjedhjeve duke konfirmuar rezultatin zyrtar. Gjatë kontrollit janë vënë re parregullsi, por ato nuk kanë qenë të rëndësishme apo nuk përbënin shkelje.

Demostratë në Teheran.

Policia iraniane shpërndau sërish duke përdorur gaz lotsjellës demonstratat e së hënës në Teheran.

Sipas mediave shtetërore iraniane, Këshilli i Mbikqyrësve në Irak pranoi, se gjatë zgjedhjeve ka pasur parregullsi. "Në 50 qytete ishin regjistruar më tepër zgjedhës se sa numri i atyre që kanë të drejtën e votës" - tha zëdhënësi i këtij këshilli, Abaz Ali Kadkhodai. Parregullsitë kanë të bëjnë me rreth tre milionë vota. Ky lajm erdhi pas shpalljes së zgjedhjeve si të vlefshme prej ajatollah Khameneit ditën e premte (19.6.). Tani në radhët e krerëve të Iranit ka lindur pasiguria, se si duhet të veprohet në këtë rast, të pranohen parregullsi në zgjedhje apo një gjë e tillë të mohohet krejtësisht. Përgjigja e fundit: Jo, Këshilli i Mbikqyrësve as që ka pranuar se ka pasur parregullsi, mediat perendimore i kanë shtrembëruar deklarat e zëdhënësit.

Zëdhënësi i këshillit të Mbikqyrësve, Abaz Ali Kadkhodai.

"Në 50 qytete ishin regjistruar më tepër zgjedhës se sa numri i atyre që kanë të drejtën e votës" - tha zëdhënësi i Këshillit të Mbikqyrësve, Abaz Ali Kadkhodai.

A mund të konsiderohet pranimi i parregullsive nga Këshilli i Mbikqyrësve, edhe pse ku lajm u përgënjeshtrua sërish, si një shenjë se forcat konservative po dorëzohen? Abbas Abdi, gazetar dhe vëzhgues politik në Teheran i përgjigjet ksëaj pyetjeje me jo: „Për sa kohë ata nuk e vënë në diskutim të gjithë përfundimin e zgjedhjeve nuk mund të flitet për dorëzim. Opozita nuk u ankua vetëm për tre milionë vota, kërkesa e saj nuk lidhet vetëm me këto vota. Këshilli i Mbikqyrësve e ka anuluar një herë të gjithë procesin zgjedhor, vetëm se në një zonë elektorale një kandidat kishte ofruar një darkë falas. Kurse tani? Ky këshill nuk u jep rëndësi të madhe votave të falsfikuara."

Abbas Abdi, gazetar dhe vëzhgues politik në Teheran.

Abbas Abdi, gazetar dhe vëzhgues politik në Teheran.

Edhe ish-presidenti Mohamed Hatami, ka dyshime të mëdha për kredibilitetin e Këshillit të Mbikqyrësve. Reputacioni i tij është dëmtuar, dhe edhe pranimi me gjysmë zëri i parregullsive nuk i vijnë atij në ndihmë për të përmirësuar imazhin e tij të dëmtuar: "Këshilli i Mbikqyrësve duhet të sqarojë fillimisht se ku kanë qenë përfaqësuesit e tij gjatë votimit dhe numërimit të këtyre tre milionë votave. Mos i kishte zënë gjumi? Jo, ata ishin të pranishëm dhe e kanë vëzhguar procesin. Këshilli i Mbikqyrësve është përgjegjës për vëzhgimin e procesit të zgjedhjeve gjatë zhvillimit të tij dhe jo, pas zhvillimit të tyre. Ku ishin vëzhguesit?" shtron pyetjen Abbas Abdi.

Autor : Fahime Farsaie / Dr. Pandeli Pani

Redaktoi : Aida Cama


  • Data 23.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IXM4
  • Data 23.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IXM4