1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Këshilli i Evropës kritikon diskriminimin në tri shtete evropiane

Komisioni i Këshillit të Evropës kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) akuzon shtete evropiane për diskriminim të romëve dhe të emigrantëve. Kritikohet gjendja në Republikën Çeke, në Greqi dhe në Zvicër.

Këshilli i Evropës kritikon diskriminimin në tri shtete evropiane

Këshilli i Evropës kritikon diskriminimin në tri shtete evropiane

Në raportet e publikuara të martën (15.09) në Strasburg, Këshilli i Evropës i bëri thirrje qeverisë së Zvicrës që të luftojë më fort racizmin dhe intolerancën. Në raport thuhet se në Zvicër diskriminohen sidomos afrikanët me ngjyrë, muslimanët dhe emigrantët nga vendet e Ballkanit. ECRI përbëhet nga ekspertë të pavarur nga 47 vende të Këshillit të Evropës. Ata vizitojnë rregullisht shtetet anëtare të kësaj organizate dhe informojnë lidhur me gjendjen atje.

Ekspertët e Këshillit të Evropës theksojnë në raportin e tyre së në Zvicër vihet re një acarim i rrezikshëm i diskutimeve politike. Ata shohim me shqetësim shtimin e tonit racist dhe ksenofob të Partisë Popullore Zvicerane ndaj të huajve. Në diskutimet poltike të kësaj partie vihen re përgjithësime raciste për të huajt, myslimanët dhe minoritetet e tjera, që kanë shkaktuar një shqetësim të thellë si në shoqërinë zvicerane, dhe në radhët e të huajve. Anëtarë e kësaj partie kanë cënuar në mënyrë të përsëritur të drejtat themelore të të huajve duke shkelur kështu ligjet që dënojnë racizimin dhe ksenofobinë, thuhet në raport.

Në vëmendje të kritikës së ekspertëve të Këshillit të Evropës janë edhe neonazistë aktivë si dhe disa media zvicerane të cilat në raportet e tyre përsërisin ndonjëherë stereotipe raciste apo ksenofobe. Edhe pse numri i grupeve esktremiste të djathta në Zvicër është i vogël, "ato e demonstrojnë qëndrimin e tyre armiqësor ndaj të huajve ndonjëherë në mënyrë të dhunshme," - thuhet në raport.

Zvicrës i kërkohet të luftojë diskriminim në përgjithësi. Sipas raportit jo-zviceranët, e në radhë të parë afrikanët, emigrantët muslimanë nga vendet e Ballkanit apo Turqia, diskriminohen sidomos në lidhje me vendet e shkollimit, të punës, në dhënien e banesave me qera apo në lidhje me kërkesën për marrjen e nënshtetësisë zvicerane.

Një shtim shqetësues të aktiviteteve ekstremiste të djathta vihet re sipas Komisionit të Këshillit të Evropës kundër Racizmit dhe Intolerancës edhe në Çeki. Viktima të dhunës raciste janë në radhë të parët romët. Vitet e fundit janë bërë vetëm pak përparime për përmirësimin e gjendjes së tyre. Romët vazhdojnë të diskriminohen në fushën e shkollimit, të strehimit dhe të punësimit, thuhet në raportin e Komisionit të Këshillit të Evropës kundër Racizmit dhe Intolerancës. Po ashtu ekspertët kritikojnë edhe faktin, se femrat rome, viktima të sterilizimeve me detyrim, nuk kanë marrë ende dëmshpërblim.

Autor: Pandeli Pani/ DPA/DW/KNA

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 16.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jhle
  • Data 16.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jhle