1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Kërkohet një kapiten i ri për kombëtaren gjermane të futbollit

Lajmi, që Ballack nuk do të luajë dot në Afrikën e Jugut, ishte tronditës. Flitet që në vend të tij në fushë do të luajë Schweinsteiger, ndërsa se kush do të jetë kapiten nuk është përcaktuar akoma.

default

Michael Ballack i trishtuar

Pasi kapiteni i ekipit kombëtar gjerman Michael Ballack nuk do të marrë dot pjesë në kampionatin botëror të futbollit, trajneri Joachim Lëw duhet të caktojë së shpejti kapitenin e ri të ekipit. I riu, i cili do të udhëheqë skuadrën gjermane në kampionatin botëror në Afrikën e Jugut, do të luajë më 29 maj në ndeshjen me Hungarinë me shiritin e kapitenit në krah. Kandidatë për shiritin e kapitenit konsiderohen tre mynihasit Miroslav Klose, Philipp Lahm dhe Bastian Schweinsteiger. Duket se berlinezi Arne Friedrich, që e zëvendësoi të enjten (13.05) e kaluar në ndeshjen 3:0 Ballackun si kapiten, nuk ka shumë shanse.

Deutschland Fußball WM 2010 Kevin Prince Boateng Dortmund

Kevin Boateng

Faul i rëndë i ganezit Boateng

Michael Ballack u plagos rëndë në këmbë nga lojtari ganez Kevin Boateng në ndeshjen e futbollit të Chelsea kundër Portsmouth-it për finalen FA-Cup. Boateng, i cili ka luajtur dikur me Hertha BSC Berlin, mori si dënim vetëm kartelën e verdhë.

Kjo nuk është hera e parë, që Michael Ballack nuk ka fat në kampionatet botërore. Në vitin 2002 për shkak se i ishte ndaluar të luante, ai e ndoqi nga tribuna ndeshjen finale kundër Brazilit. Para Kampionatit Botëror 2006 Ballack u plagos në pulpë. Në ndeshjen e parë nuk mori dot pjesë, por pastaj mundi të hyjë në lojë. Kësaj rradhe goditja qe më e rëndë: Ballack nuk do të mund të luajë aspak në Kampionatin e fundit Botëror të karrierës së tij. Edhe e ardhmja e tij te FC Chelsea nuk dihet. Klubi i shtyu bisedimet për zgjatjen e kontratës, që përfundon këtë verë.

Deutschland Fußball Pressekonferenz Joachim Löw

Trajneri Joachim Löw

Humbje e rëndë

Michael Ballack konsiderohej si shtylla kryesore e planit të trajnerit të kombëtares gjermane Joachim Lëw në Kampionatin Botëror. Me Ballack-un në krye ekipi gjerman duhej të fitonte për të katërtën herë titullin e kampionit botëror. Lëw e cilësoi daljen nga loja të Ballackut si humbje të rëndë.

Autor: dpa/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica