1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kërkohet më shumë harmonizim dhe koordinim - Përfundoi pa rezultate konkrete takimi për politikën e azilimit në Paris

Përfaqësues të qeverisë gjermane, franceze dhe nga vende të tjera emigracioni zhvilluan të hënën (6.9.) konsultime në Paris lidhur me luftën kundër emigracionit ilegal. Për temën e dëbimit të romëve nuk u tha asgjë.

default

Dëbimi i romëve nga Franca

Pritej kritikë ndaj politikës së Francës ndaj romëve, por në vend të saj u demonstrua harmoni. Zyrtarisht u tha se në qendër të takimit të gjashtë ministrave dhe sekretarëve evropianë të shtetit ishte politika e përbashkët e azilimit dhe e integrimit. Sjellja e Francës ndaj romëve nuk përbënte temë. Megjithatë tone kritike ndaj politikës franceze të dëbimeve u dëgjuan indirekt. Sekretari belg i shtetit Melchior Wathelet u shpreh:

„Të gjithë e dinë se është një temë e kontestueshme dhe delikate. Prandaj duhet t'i zgjerojmë këto takime dhe biseda, me qëllim që në të ardhmen të gjejmë së bashku një linjë evropiane, një rrugë të përgjegjshme dhe solidare."

Të bashkërendohen masat

Nga diskutimet u arrit në përfundimin se në të ardhmën duhet të punohet më ngushtë në çështjet e politikës së azilimit. Franca dhe Gjermania së bashku me Belgjikën kanë rritjen më të madhe të numrit të azilkërkuesve. Edhe këtu është i mirëpritur bashkëpunimi, tha ministri francez për imigracionin Eric Besson.

„Ne duam të mbetemi vendi emigrimi, por të marrim masa kundër emigrantëve ilegalë, që duan të anashkalojnë ligjet tona. Dhe duhet vënë në dukje që në fillim, se ne bisedimet tona nuk kemi theksuar ndonjë situatë nacionale në veçanti. Rendi ynë i ditës kishte të bënte në mënyrë fare të përgjithshme me politikën e emigrimit dhe të azilimit."

Pala gjermane e distancuar

EU Kommissarin Viviane Reding

Komisionerja e BE për Drejtësinë Viviane Reding shqyrton, nëse Franca ka shkelur të drejtat themelore të romëve

Presidenca belge e radhës së BE dëshiron që kjo politikë të jetë në një linjë në gjithë të Evropën. Këtë e mbështet fort edhe pala gjermane. Ajo përfaqësohej në Paris vetëm nga sekretari i shtetit për çështjet e politikës së brendshme Rogall-Grothe – në fakt përgjegjës vetëm për teknikën e informacionit. Një shenjë kjo, që takimit i ishte kushtuar pak interes nga qeveria gjermane, edhe për faktin që ajo do të distancohet nga grindja për romët.

"Ekzistojnë rregulla të përgjithshme evropiane, ky është ligji i lirisë së lëvizjes, një e drejtë qëndrore e qytetarëve të unionit. Nqs kjo e drejtë nuk respektohet, ka rregulla për verifikimin e saj. Unë nuk komentoj praktikën e shteteve të tjera anëtare. Sipas informacioneve të mia komisioni po zhvillon bisedime me Francën dhe atje me siguri që çështja do të sqarohet."

Rezultate konkrete nuk pati nga takimi. Ishin vetëm diskutime joformale në prag të konferencës së ministrave të BE në Bruksel javën e ardhshme.

Autor: Anne Heckmann/Angjelina Verbica

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 07.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P5du
  • Data 07.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P5du