1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kërkohet elita politike greke - Pamjet e dhunës japin pamje të shtrembëruar

Personat e dhunshëm nuk përbëjnë shumicën e grekëve. Shumica e popullatës e mbështet kursin e qeverisë, megjithëse do të duhet të shtrëngojë fort rripin. Tani kërkohet edhe ndikimi i elitës së vendit.

default

Pamje shokuese nga qendra e Athinës. Demonstrues të zemëruar, re tymi, granata gazi lotsjellës. Dhe bilanci tragjik i demonstratës masive të së mërkurës kundër paketës së kursimit të qeverisë. Tre të vdekur nga zjarri që iu vu një banke private në Athinë. Do të thotë kjo se po vendi po zhytet në kaos dhe anarki? Para se t'i përgjigjesh kësaj pyetjeje duhet të analizosh pamjet dhe faktet.

Në qytetin katërmilionësh Athinë të mërkurën demonstruan 100.000 vetë kundër masave drastike të shkurtimeve. këto masa janë të nevojshme me qëllim që të shmanget falimentimi i shtetit. Në të njëjtën kohë për shumë qytetarë, ato janë humbje të ardhurash deri në 30%. Nga zemërimi për këtë pilulë kaq të hidhur një pjesë e vogël e athinasve i shkuan pas thirrjes së sindikatave dhe protestuan fuqishëm.

Në kuadër të këtyre demonstratave, autonomët, siç ndodh shpesh edhe në metropole të ndryshme evropiane, shfrytëzuan momentin për të krijuar kaos. Huliganë të maskuar me shishe Molotov i vunë zjarrin një banke private, ku tre punonjës në përpjekje për të shpëtuar nga flakët humbën jetën. Ky përshkallëzim dramatik nuk duhet të krijojë përshtypjen se banorët e papërmirësueshëm të Eldorados janë të gatshëm të bëjnë gjithçka shkrumb e hi, me qëllim që të pengojnë ndryshimet e nevojshme.

Është e vërtetë që një pjesë e shoqërisë greke në 20 vitet e fundit, pas anëtarësimit të vendit në BE ka jetuar përtej mundësive reale të saj. Po ashtu është e vërtetë që disa politikanë dhe pushtetmbajtës janë pasuruar nga fondet e BE-së. Ky zhvillim nuk ka qenë as shprehje e mentalitetit, dhe as nuk ishte i predistinuar nga historia, siç supozojnë disa publikime në Gjermani. Mënyra greke e jetetës me kursime, ka një traditë shumë më të gjatë se sa korrupsioni i elitave të reja të pasura.

Megjithatë nuk mjafton një rikthim në virtytet dhe traditat e shkuara për një kthesë të vërtetë në Greqi. Ky vend duhet të kryejë një kurë të plotë të politikës financiare. Pjesëmarrja e pakët në protestat e sindikatave në katër muajt e fundit tregon se shumica e popullsisë greke e kupton seriozitetin e situatës dhe nevojën këtyre masave.

Me qëllim që popullsia të bashkohet në rrugën e shërimit, kërkohet arsye dhe drejtësi. Forcat udhëheqëse politike greke duhet të krijojnë një qeveri të përbashkët uniteti, me qëllim të nxjerrin së bashku nga balta karrocën që ka ngecur. Ndryshe ato do të humbin energji në luftëra të vogla politike, si e kemi parë shpesh në të shkuarën. Një qeveri e unitetit kombëtar duhet të ketë guximin të nxjerrë para drejtësisë disa përgjegjës kryesorë për evazion dhe mashtrim. A është elita greke sot e gatshme për masa të tilla? Le të shpresojmë. E sigurt një gjë e tillë nuk është.

Autor: Spiros Moskovou

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM

  • Data 06.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NFQs
  • Data 06.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NFQs