1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kërkohet administratë profesioniste në Shqipëri

Në kuadër të mbështetjes së objektivave të integrimit evropian BE i bën apel qeverisë së Tiranës të mos humbasë kohë në krijimin e një administratë publike të qëndrueshme dhe profesioniste.

default

Konferenca “Integrimi evropian- Realitete dhe Perspektiva”u mbështet nga BE dhe Gjermania, në kuadër të një projekti të përbashkët prej 2 milion eurosh për të asistuar qeverinë e Tiranës në plotësimin e objektivave në procesin e integrimit europian.

Luigi Brusa, i ngarkuari me punë i delegacionit të BE-së në Tiranë , theksoi në këtë konferencë se reformimi i administratës publike është një çështje kyçe për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe konkretisht në marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim. Niveli i administratës publike dhe ndryshimi i saj kur ndodh rotacioni i pushtetit, janë ndër pikat më të kritikuara në progres- raportin e fundit të KE për Shqipërinë. Progresi ne integrimin europian lidhet ngushtë me një administratë të qëndrushme, me punonjës civilë të ndërgjegjshëm dhe profesionistë, vuri në dukje Luigi Brusa.

Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat në Prill të vitit 2009, kur presidencën e BE e kishte Çekia. Autoritetet e Tiranës janë shprehur se shkak kryesor i refuzimit të kësaj kërkese është vazhdimi i krizës politike lidhur hetimin e zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009, krizë që ka bllokuar miratimin e ligjeve që kërkojnë votë të cilësuar. Një prej tyre është edhe miratimi i ligjit për ndryshimin e statusit të nëpunësit civil, një nga rekomandimet kryesore të Komisionit Europian, që Shqipëria ende nuk e ka zbatuar për shkak të mosmarrveshjeve maxhorancë –opozitë.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 11.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QVwc
  • Data 11.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QVwc