1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kërkohen sanskione ndaj Libisë - Vendet perëndimore evakuojnë shtetasit e tyre

Si pasojë e shkallëzimit të protestave në Libi mund të kenë humbur jetën mëse 300 vetë sipas organizatës Human Rights Watch.

default

Protesta në Tobruk

Pas kërcënimit për një goditje të përgjakshme ndaj protestave në Libi nga presidenti Muammar al Gaddafi, situata në vend mbetet e turbullt. Presidenti i parlamentit Mohamed Svei tha në Tripoli se në shumë prej qyteteve të mëdha është vendosur përsëri qetësia. Ambasadori i Libisë në OKB, Ibrahim Dabbaschi paralajmëroi për rrezikun e një gjenocidi dhe raportoi për një dhunë të re në perëndim të vendit. Gaddafi vetë kishte njoftuar më parë se do ta luftonte lëvizjen e protestave. Ai do të vdiste në rast nevoje si "martir", tha ai në një fjalim në televizionin shtetëror. Ai e hodhi poshtë mundësinë e dorëheqjes nga posti.

Libyen Unruhen Proteste in Tobruk

Kërkohen sanksione

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kërkuar sanksione të shpejta të Bashkimit Europian kundër Libisë. Këto mund të jenë për ndalimin e udhëtimeve, ngrirjen e pasurive dhe ndërprerjen e përkohshme të marrëdhënieve ekonomike me Libinë, thuhet në një deklaratë të zyrës së presidencës në Paris. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të shikojë vetëm "shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut", theksoi Sarkozy. Ndërkohë ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton u shpreh: "Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të vëzhgojnë të alarmuar situatën në Libi. Mendimet dhe lutjet tona janë me ata që kanë humbur jetën dhe të afërmit e tyre, në bashkohemi me komunitetin ndërkombëtar në dënimin e dhunës."

Nisur nga situata në Libi, Këshilli i Sigurimit në Nju Jork i ka kërkuar pushtetmbajtësit Gaddafi që t'i japë fund menjëherë dhunës. Në një deklaratë të përbashkët forumi më i lartë i OKB-së shprehu shqetësimin e tij të thellë për gjendjen në vendin afrikanoverior. Gaddafi duhet ta kuptojë deklaratën si "një sinjal të qartë" që ai është përgjegjës për mbrojtjen e popullit të tij. Sidoqoftë në Këshillin e Sigurimi nuk u miratua ndonjë rezolutë formale.

Libyen Türkei Evakuierung von Ausländern Hafen Tripoli

Porti i Tripolit prej nga evakuohen shtetas të huaj

Evakuohen dhjetra mijëra shtetas të huaj

Për shkak të trazirave, dhjetëra mijëra të huaj janë larguar nga Libia me avionë, anije apo përmes rrugëve tokësore. Me dy avionë të ushtrisë gjermane dhe një avion të posaçëm të shoqërisë ajrore Lufthansa u larguan nga Libia rreth 350 përfaqësues biznesesh evropiane dhe gjermane. Ende gjenden rreth 250 gjermanë në Libi, tha ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle. Për evakuimin janë planifikuar edhe avionë të tjerë të veçantë. Turqia do të tërheqë me anije deri në 25.000 shtetas të saj, shumë nga prej tyre punëtorë të firmave turke të ndërtimit. Në aksionin e parë ajo tërhoqi 3000 qytetarë e saj nga Bengasi. Greqia ofroi ndihmën e saj për udhëtimin e 15.000 punëtorëve kinezë në rrugë detare.

Autor: Lindita Arapi (dpa, ap, reuter)

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

DW.COM

  • Data 23.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10O70
  • Data 23.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10O70