1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Kërkohen kandidatë nga Evropa Jugore

Në vendin e tyre nuk kanë punë, ndërsa në Gjermani mund të fillojnë përgatitjen profesionale. Kjo është esenca e programit të Qeverisë gjermane "The job of my life".

Praktikantët në Gjermani

Praktikantët në Gjermani

Byron Javier Sigcha Patango vendosë pllaka në një mur në Kleve. Lëvizjet e 24- vjeçarit bëhen gjithnjë e më të shkathta, pas çdo pllake. "Puna që bëj këtu nuk më duket vështirë", thotë Byron, i cili ende nuk flet mirë gjermanisht. Ai e ka regjistruar në Spanjë fakultetin e ndërtimtarisë, por e ka ndërprerë për shkak se ka pasur nevojë për punë dhe para.

Byroni është vetëm një prej qindra të rinjëve që kanë ardhur në Gjermani për kualifikime të mëtejme, në kuadër të programit të Qeverisë gjermane „The job of my life“ (Link:http://www.thejobofmylife.de/de/). Projekti për përgatitje profesionale ka filluar në shkurt të këtij viti dhe ka për qëllim që në Gjermani të sjellë kuadro nga vendet e Bashkimit Evropian, të prekura nga kriza. Të interesuarit mund të gjejnë informacione edhe në portalet: http://www.thejobofmylife.de/de/) dhe: http://www.make-it-in-germany.com

Praktikantët në klinikat gjermane

Praktikantët në klinikat gjermane

Rreth 140 milionë euro për përgatitjen profesionale

Qeveria gjermane i ka ndarë për këtë program për periudhën deri në vitin 2016 rreth 140 milionë euro. Edhe Byroni mbështetet financiarisht për përgatitjen e tij profesionale. Atij i paguhet një kurs i gjermanishtes, shpenzimet për paraqitjet në konkurse dhe shpenzimet për kohën e përgatitjes profesionale. Rroga e tij është 818 ruro në muaj, që do të thotë se merr më shumë se sa personat nga Gjermania që shkojnë në programe për përgatitjen profesionale.

Kandidatët për këtë program duhet të jenë të moshës 18 - 35 vjeç. Ata duhet të kenë edhe një diplomë për shkollën e kryer në vendlindje dhe të drejtën e punës në BE. Në program mund të pranohen vetëm personat që nuk kanë kryer ndonjë përgatitje profesionale në ndonjë sipërmarrje në vendlindjen e tyre.

Para fillimit të përgatitjes profesionale, kandidatët duhet të kryejnë një praktikë, të cilët po e bën aktualisht edhe Byroni. Praktika ka për qëllim që edhe sipërmarrja të sigurohet për kualitetet e kandidatit, i cili do të marr pjesë në përgatitjen profesionale e cila zgjatë tre vjet. Shefi i Byronit, Sebastian Koppers është i bindur: "Nëse Byroni do që të mbetet në Gjermani, ne jemi të gatshëm që t'ia japim mundësinë që vitin e parë të përgatitjes profesionale ta bëj tek ne.“

Programi i kontestueshëm

Qeveria federale nuk e ofron këto mundësi vetëm sa për të ndihmuar vendet e tjera evropiane, sepse edhe vet Gjermanis ka nevojë për kuadro të kualifikuara. Ajo ka nevojë për kuadro në ndërtimtari, në sektorin e shëndetësisë, përkujdesjes për të moshuarit, për sektorin e energjetikës dhe mekanikë, thotë Susanne Eikemeier nga Agjencia federale për Punë.

Agjencia pë Punë dhe prigranu the job of my life

Agjencia pë Punë dhe prigranu "the job of my life"

Me një papunësi prej 7,6 %, Gjermania i ka punët më mirë se shumë vende të tjera të BE-së. Kështu mendon edhe Byroni, sepse në vendlindjen e tij në Spanjë, më shumë se gjysma e personave nën 25 vjeç janë të papunë. Ndërsa papunësia e të rinjëve në Greqi është 58,7%.

Ndaj duket logjike që Gjermani kërkon në këto vende persona për përgatitje profesionale. Por sindikatat mendojnë se në këtë mënyrë dëmtohen shumë të rinj nga Gjermania, të cilët kërkojnë një vend për përgatitje profesionale dhe nuk mund të gjejnë dot.

Puna në sipërmarrje

Në Gjermani ka aktualisht rreth 300 000 të rinj të cilët pas përfundimit të shkollave janë në kërkim të një vendi për përgatitje profesionale, në të ashtuquajturat programe për kualifkime të reja. Ekpserti Martin Baethge, i cili e ka hartuar raportin e landeve dhe qeverisë federale për arsim, mendon se edhe sipërmarrjet duhet të angazhohen për zgjidhjen e problemeve të të rinjëve. „Sipërmarrjet në Gjermani duhet t'iu drejtohen të rinjëve edhe vet", mendon ai. Por duket se shumë sipërmarrje ende nuk janë të përgatitur sa duhet në këtë drejtim.

Mësimi i zanateve

Mësimi i zanateve

Ekpserti mendon se tregu i punës ka ndryshuar dhe do të ndryshojë edhe më shumë. Ndaj sipërmarrjet duhet t'iu përshtaten kushteve dhe të bëjnë përgatitjen e kuadrove. Dominik Ziller, ekspertë për migrantët nga Shoqata për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), mendon se tërheqja e ekspertëve dhe e të rinjëve në programet e përgatitjes profesionale është e pashmangshme. "Deri në vitin 2025 në tregun e punës do të ketë 6 milionë njerëz më pak. "Edhe sikur të shfrytëzojmë të gjitha potencialet në Gjermani, do të kemi nevojë për 300.000 deri në 400.000 kuadro nga vendet e tjera", mendon Zille. Këtu ka dhe një lloj konkurrence me vendet në zhvillim, ndaj Gjermania duhet të ofrojë kushte të mira, nëse do që ekspertët të vijnë në këtë vend.

Gjatë vitit të kalulara në Gjermani kanë mbetur bosh 33.000 vende për përgatitje profesionale. Kjo ka të bëjë me me zvoglimin e numrit të lindjeve, por edhe me kushtet e sipërmarrjeve për ndarjen e një vendi për përgatitje profesionale.

Rruga drejt Gjermanisë

Ndërmjetësimi organizohet prej Qendrës për Ndërmjetësime Profesionale nga vendet e Jashtme (ZAV), e cila bashkëpunon me shumë institucione të BE-së. Por ende nuk është e qartë nëse personat që vijnë në Gjermani për përgatitje, do të mbeten në këtë vend. Problemi më i madh është dhe mbetet gjuha gjermane. Njohja e mirë e gjuhës është shumë e rëndësishme për sipërmarrjet. Vështirësi me gjuhën ka edhe Byroni. "Për momentin unë dua të përfundojë praktikën dhe ta mësojë gjuhën gjermane". Nëse e mëson gjuhën dhe e gjen një vend të mirë për përgatitje profesionale, ai mund ta paramendojë të mbetet në Gjermani përgjithmonë.