1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kërkim forcash të specializuara nga jashtë

Para takimit të nivelit të lartë të qeverisë gjermane, Agjencia Federale e Punës kërkon tërheqjen e më shumë punonjësve të kualifikuar nga vendet e tjera për të mbuluar nevojën dhe për të shpëtuar sistemet sociale.

default

Mungesë forcash të specilizuara në Gjermani

Raimund Becker nga kryesia e Agjencisë Federale të Punës e konsideron dramatik zhvillimin e ardhshëm në tregun gjerman të punës. Vetëm nëse tërhiqen punonjës të kualifikuar nga bota e jashtme mund të mbulohet në të ardhmen sipas mendimit të tij nevoja për fuqi punëtore.

Para së gjithash në fushën mjekësore, mungesa e forcave të specializuara është e madhe. Tek mjekët, farmacistët dhe infermierët vendet e lira të punës shpesh arrihet të zihen vetëm pas disa muajsh ose mbeten bosh. Sepse shumë mjekë gjermanë preferojnë të punojnë në Zvicër ose në Britaninë e Madhe, sepse atje si pagesat, ashtu edhe kushtet e punës janë përgjithësisht më të mira se në Gjermani. Përsa i përket ekipit për përkujdesjen e pacientëve, kohët e papërshtatshme të punës dhe pagesa e ulët bëjnë që të mos gjendet numri i nevojshëm i kandidatëve- në një kohë që nevoja është vazhdimisht në rritje.

Deutsche Arbeitgeber werben für russische Fachkräfte

Punëmarrës gjerman për fushatë për forca ruse pune

Edhe në degë të ekonomisë ku paguhet mirë, si në ndërtimin e makinave ose në degën e IT kërkohen me ngut forca pune. Gjithashtu edhe tek drejtuesit e lokomotivave dhe tek pilotët ka vështirësi për t'i plotësuar vendet bosh të punës.

Agjencia e punësimit dëshiron t'i mbajë më gjatë në punë punonjësit e vjetër

Në të ardhmen problemi do të ashpërsohet, parashikon Agjencia Federale e Punës. "E parë në perspektivë, në vitin 2025 në tregun e punës do të jenë në dispozicion mesatarisht tre milionë të punësuar më pak se nevojiten, një pjesë e tyre do të jenë forca të specializuara." Kështu shprehet zëdhënësja e Agjencisë Federale të Punës, Susanne Eikemeier në bisedë me DW. Në rastin më të keq kjo do të çojë në atë që sipërmarrjet do ta kalojnë prodhimin e tyre në botën e jashtme dhe Gjermania do të humbasë përgjithmonë vende pune, paralajmëron ajo. Meqenëse numri i popullsisë në Gjermani do të ulet ndieshëm në 20 vitet e ardhshme, politika duhet ta mbështesë që sot ardhjen e forcave të specializuara - edhe nga vendet jashtë Evropës.

Südeuropa Arbeitslosigkeit Anwerbung Deutschland

Mjekë nga Evropa juglindore vijnë në Gjermani të plotësojnë nevojat

Edhe ndërmarrjet duhet të bwjnë më shumë përpjekje që punonjësit e huaj të ndihen më mirë në Gjermani, për shembull duke ofruar ndihmë për të gjetur vendin e punës. Një "kulturë simpatike mikpritjeje" dëshiron Susanne Eikemeier. "Në këtë drejtim të gjithë ne duhet të iniciojmë edhe njëherë një proces vetëdijësimi, në mënyrë që të perceptohemi si vend pune atraktiv dhe si atdhe i ri për specialistët e IT-së nga vende të tjera."