1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme nuk mirëpritet nga koalicioni qeveritar

Përfaqësuesit e pushtetit vlerësojnë se Maqedonia ka obligime shumë më serioze në proceset eurointegruese, se sa të merret me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

default

Parlamenti në Shkup

Kërkesës së opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare partitë në pushtet i janë përgjigjur negativisht. Partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski vlerëson se nuk ka arsye objektive për të ndërprerë mandatin aktual të dhënë kësaj përbërje parlamentare nga ana e qytetarëve. Partitë opozitare këtë vendim e kanë vlerësuar si vendim qyqar dhe si frikë të partive në pushtet për t'u përballur me elektoratin.

Andrej Zernovski

Andrej Zhernovski, deputet i Liberal- Demokratëve, LDP

“Vendimi për mosmbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dëshmon se partitë në pushtet janë në agoni totale. Ata nuk dëshirojnë të përballen me opinionin. Më këtë vendim pozita ka legalitetin, por jo edhe legjitimitetin”, vlerëson deputetja e socialdemokratëve opozitarë, Cvetanka Ivanova.

Për partinë Liberaldemokrate arsyet për mosmbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare kanë qenë jo mirë të argumentuara. “Arsyetimet e VMRO-DPMNE-së janë të pamjaftueshme, të paargumentuara dhe jobindëse për mosmbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, thotë Andrej Zhernovski, deputet i Liberaldemokratëve.

Edhe blloku politik shqiptar i ndare sa i përket zgjedhjeve të parakohshme

Bashkimi Demokratik për Integrim është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve, meqë sipas tyre fillimisht duhet të zgjidhet çështja e emrit. “Maqedonisë nuk i duhen zgjedhje të parakohshme, Maqedonisë i duhen zgjidhje të problemeve, njëri prej tyre është zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë dhe përshpejtimi i proceseve eurointegruese. Nga ana tjetër gjithatu dihet që në Maqedoni nuk ka krizë politike, institucionet funksionojnë dhe nuk ka nevojë për të patur zgjedhje të parakohëshme“,vlerëson zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.

Partitë opozitare shqiptare thonë se nuk do të heqin dorë nga kërkesa legjitime për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, sepse sipas tyre ky do të jetë shpëtim i vetëm për vendin. “Kërkojmë haptazi që të organizohen zgjedhje, për shkak se vendi po fundoset, po izolohet, vendi destabilizohet në marrëdhëniet ndëretnike dhe vetëm një garniture e re qeveritare do t'i zhbllokonte këto procese të bllokuara”, vlerëson Sulejman Rushiti nga Demokracia e Re.

Mazedonien Ministerpräsident Nikola Gruevski

Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski në parlament

Për kryeministrin Nikolla Gruevski kërkesat e opozitës duhet të jenë serioze dhe të argumentuara. Andaj ai porosit: “Unë do t'i porosis që debati politik mos të bjerë në nivel të ulët, sepse kjo edhe më shumë do të vështirësonte proceset eurointegruese të vendit.

Analisti politik Artan Sadiku është i mendimit se Maqedonia nuk ka kapacitet që në një vit kalendarik të organizojë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe regjistrimin e popullsisë. “Në Maqedoni procesi i regjistrimit të popullatës është një moment shumë i rëndësishëm politik, ndërsa zgjedhjet dihet janë një ndër momentet më të rëndësishme për një shtet. Besoj që nuk duhet këto momente politike të ndodhin në të njejtën kohë, mu për shkak të politizimit të lartë të procesit të regjistrimit, i cili mund të keqpërdoret gjatë fushatës parazgjedhore”, vlerëson Artan Sadiku.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 13.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QXEa
  • Data 13.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QXEa