1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kërcënimi islamik arrin dhe në Australi

Kriza e pengjeve përfundoi me viktima. Policia e përjashton mundësinë që pas veprës është një grup islamist.

Sheshi qendror i Sidejit Martin është i tejmbushur javët para Krishtlindjeve, sepse shumica e kalimtarëve janë kërkim të dhuratave. Kafja Lindt e prodhuesit zviceran të çokollatave është një vend i preferuar për një pushim dhe për të blerë çokollata. Por të hënën kjo kafe ishte skena e një vepre të përgjakshme. Deri në darkë vonë, një person i armatosur mbajti peng 17 vetë, operacioni i shpëtimi përfundoi në mënyrë të përgjakshme.

Një autor i vetëm jo grup islamist

Sipas njoftimeve të medias fjala është për një islamist iranian, i cili kishte ardhur në vitin 1996 si refugjat në Australi. Pengjet u detyruan të mbanin në dritare një flamur të zi me shprehje të besimit islam, që përdoret shpesh nga xhihadistët.

Policia e përjashton mundësinë që pas veprës është një grup islamist. Policia mendon se kemi të bëjmë me një autor të vetëm, tha komisari i policisë Andrew Scipione në orët e para të mëngjesit para shtypit. "Kjo nuk duhet të na bëjë të ndryshojmë apo shkatërrojmë mënyrën tonë të jetesës." - tha ai.

Mike Baird dhe Andrew Scipione

Mike Baird dhe Andrew Scipione

Bilanc i hidhur

Australia merr pjesë në luftën kundër milicisë IS në Irak. Prej shtatorit në vend është në fuqi shkallë e rritur alarmi ndaj rrezikut terrorist. Autoritetet kanë frikë se të kthyerit, që kanë qenë pjesë e trupave të IS-it, mund të kryejnë sulme terroriste.

Për një kohë të gjatë dukej se Australia ishte larg nga kërcënimet islamike. Por tani Sidneji ishte të hënën në gjendje të jashtëzakonshme. Pas 16 orësh policët hynë me forcë në lokal. U dëgjuan krisma, por lëndë eksplozive nuk u gjetën.

Kriza e pengjeve përfundoi me viktima. Përveç pengmarrësit, gjatë shkëmbimit të zjarri mes tij dhe policisë, u vranë dhe dy pengje - një burrë 34-vjeçar dhe një grua 38-vjeçare. Katër vetë u plagosën.