1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Këngë nën përgjim në ESC 2012

Një debat për të drejtat e njeriut e shoqëroi Festivalin Eurovision Song Contest në Baku. Ai duhet të shfrytëzohet për t'u marrë më me vëmendje me situatën politike në Azerbajxhan.

default

Finalja e ESC 2012, në skenë fituesja nga Suedia Loreen. 28 vjeçaja në kryeqytetin eterbajxhanas m ekëngën "Euphoria" fitoi me diferencë të madhe votash kundrejt konkurruesve të tjerë.

Nga pikëpamja muzikore nuk mund të ankohemi. Muzika që u prezantua në ESC vërtet që nuk do ta çojë përpara botën e arteve, por këngë të mira pati disa, dhe zbavitje ishte gjithsesi ajo që ofruan 26 pjesëmarrësit e finales të shtunën (26.06.2012) në mbrëmje.

Vërtet që kishte ende këngë, që e kishin vendin në kosh të plehrave, por kohët, në të cilat këngët e ESC (European Song Contest) as i diskutoje dot dhe kur ato kryesonin në rastin më të mirë hitparadën e shijes së keqe kanë kaluar. Entuziazmi i shumë fansave, që kishin shkuar për ta parë këtë konkurencë vendesh është shumë zbavitës.

ESC 2012 Das Finale

Perfromaca e këngëtares shqiptare Rona Nishliu u vlerësua, por nga televotimi ajo u rendit e pesta.

Artistët, që dalin në ESC prej kohësh kanë sukses edhe jashtë ESC. Loreen-a, fituesja e re e ESC 2012 për shembull ka disa javë që kryeson hitparadën suedeze. Natyrisht që këtu bëhet fjalë për muzikë pop të përmasave të gjera, po ku është gabimi këtu?

ESC ngjall debate si kurrë më parë

Megjithatë, rrallë ka ngjallur ESC kaq debate sa në Azerbajxhan. Kritikët thonë se konkursi shërben vetëm për të pastruar imazhin e një regjimi të korruptuar. Ajo që mund të thuhet me siguri është: qeveria e Bakusë ndërmori gjithçka që konkursi të përfundonte me sukses. Me reklama, me ndërtimin e Crystall Hall-it së bashku me shëtitoren buzë ujit: të gjitha këto të linin herë pas herë një përshtypje se të paktën qe tepruar.

Vendi duhet të paraqitej me shkëlqim dhe ato që panë gazetarët vërtet shkëlqenin. Kaq shumë ndërtesa të bukura dhe luksoze, një infrastrukturë e shkëlqyer për punën, të gjitha urimet "mirëserdhët" që dëgjoheshin shpesh të krijonin përshtypjen se gjithçka ishte më se në rregull. Demonstratat për të drejtat e njeriut, të cilat zhvilloheshin herë pas here, humbisnin në sfond.

Në fakt, shteti Azerbajxhan nuk kurseu për reklamë. Po me të vërtetë: a duhet të jetë pikërisht e bija e presidentit ajo që duhej ta drejtonte Festivalin? Kritikët, që u vunë emrin e duhur gjërave u arrestuan pa e zgjatur.

Bojkoti si armë e mpirë

Në prag të konkursit u kërkua disa herë që Song Contest-i të anullohej ose të paktën të bojkotohej. Po a do të bëhej shtet demokratik Azerbajxhani nga kjo? A do të kishte thënë presidenti Aliyev: "Oh, nuk më ka vajtur fare në mend që presidenti duhet të vijë në post me zgjedhje. Më falni!"

A nuk duhet të jetë detyrë e politikës që të tërheqë vëmendjen për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të ushtrojë eventualisht presion? Artistët që morën pjesë në ESC nuk mund ta marrin përsipër përgjegjësinë. Ata mund të kujdesen vetëm që të mos bëhen përfaqësues të politikës së një presidenti, i cili e ka marrë postin nga i ati dhe që nuk duron transparencë në mënyrën si e trajton familja e tij pasurinë e vendit.

DW.COM