1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kënaqësi në takimin për Libinë

Anëtarët e OKB-së festojnë suksesin e angazhimeve të tyre në Libi dhe popullin libian, si dhe premtopjnë se do të vazhdojnë të mbështesin Këshillin Kalimtar, megjithëse nuk japin premtime financiare konkrete.

default

Kryetari i Këshillit Kalimtar Libian Mustafa Abd al-Xhalil dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon

Dyndja në takimin 'Miqtë e Libisë' në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork ishte e madhe. Në fund të fundit duhej festuar suksesi i bashkësisë ndërkombëtare. Me mbështetjen e saj disamujore nga ajri për rebelët libianë bashkësia ndërkombëtare e shteteve pati bërë të mundur fundin e regjimit Gaddafi. Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-Moon pati ftuar para hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në këtë takim, dhe meqenëse lista e folësve ishte e gjatë, atij iu desh t'i paralajmëronte folësit që të respektonin kohën e fjalës prej tre minutash.

Presidenti amerikan Barack Obama u tregua indiferent ndaj kësaj thirrjeje. Ai i lejoi vetes katër herë më shumë kohë për të përgëzuar popullin libian për fitoren e tij mbi regjimin Gaddafi. Sepse "çlirimi i Libisë iu detyrohet njerëzve në Libi", tha ai. Në të njëjtën kohë ngjarjet në Libi janë edhe një mësim për atë, "që mund të arrijë bashkësia ndërkombëtare kur ne jemi të një mendjeje", vijoi Obama.

 

Presidenti amerikan Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama

Falënderim Ligës Arabe dhe Evropës


Një rol të veçantë, tha presidenti, ka luajtur Liga Arabe, e cila qe angazhuar gjithashtu për ndërhyrjen ushtarake. Sulmet ajrore disamujore mbi ushtarët libianë u kryen nën patronazhin e NATO-s dhe Obama nuk e kurseu lavdërimin për aleatët evropianë. Derisa SHBA-ja mbajti në fillim të sulmeve barrën kryesore, më vonë ajo u tërhoq në një rol mbështetës. Obama tha: "Ishin aleatët tanë evropianë, veçanërisht Britania e Madhe, Franca Danimarka dhe Norvegjia, ato që kryen shumicën e sulmeve ajrore për t'i mbrojtur rebelët në tokë." Shtetet arabe iu bashkuan koalicionit si partnerë me të drejta të barabarta dhe u kujdesëm para së gjithash për ndihmën humanitare, tha Obama. Në këtë kontekst presidenti amerikan lavdëroi edhe OKB-në.

Kryetari i Këshillit Kalimtar Libian, Mustafa Abdul Xhalil, falënderoi në Nju-Jork për mbështetjen ndërkombëtare dhe dalloi këtu Bashkimin Evropian: "Pa ndihmat tuaja ne nuk do të kishim fituar kurrë kundër epërsisë së Gaddafit, kundër gjithë atyre armëve." Mirëpo, ai vazhdoi t'i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare: "Ne jemi një vend i pasur, por na duhet tani ndihmë."

Mustafa Abd al-Xhalil

Mustafa Abd al-Xhalil

Premtime ndihme konkrete financiare nuk pati gjatë takimit, folësit vetëm sa vunë në dukje, se llogaritë e ngrira të regjimit Gaddafi do të lirohen dhe do t'i vihen në dispozicion qeverisë së re. Por, në lidhje me mbështetjen ushtarake ekziston pajtim. "Për sa kohë të kërcënohet popullsia libiane, do të vazhdojnë sulmet e NATO-s për mbrojtjen e saj," tha Barack Obama.

Shprehje solidariteti nga bashkësia ndërkombëtare


Shprehje të tilla solidariteti mund të dëgjoheshin edhe prej folësve të tjerë. Emiri i Katarit, sheik Hamad bin Khalifa Al Thani, theksoi, se zhvillimi i Libisë duhet të ndodhë pa përzierje nga jashtë. Dhe presidenti francez Nikolas Sarkozy deklaroi, se aksioni ndërkombëtar në Libi tregon, që kohët e kolonializmit kanë kaluar. Ai iu bëri thirrje libianëve, të tregojnë guxim për falje dhe për pajtim. "E gjithë bota sheh nga ju", tha ai. Edhe ai iu premtoi libianëve vazhdimin e mbështetjes ushtarake. Ministri i jashtëm britanik William Hague lexoi një fjalë të kryeministrit David Cameron dhe kërkoi, që asnjë vend të mos i japë strehim diktatorit libian Muammar Al-Gaddafi. "Krimet për të cilat ai akuzohet, nuk parashkruhen", kërkoi ai që të mbahej parasysh.

Autor: Christina Bergmann / Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama