1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Këmbanat e ndryshimit në Libi - Evropa gati të ndihmojë për të ardhmen

Epoka e Gaddafit po shkon drejt fundit. Kryeqyteti libian Tripoli ndodhet gati në duart e kryengritësve. Evropa përshëndet një fillim të ri në Libi, pas rrëzimit të diktatorit dhe shprehet e gatshme të ndihmojë.

Një djalë qëllon në ajër. Kryengritësit marshojnë në Tripoli

Një djalë qëllon në ajër. Kryengritësit marshojnë në Tripoli

"Është dita vendimtare" është shprehur zëdhënësi i rebelëve, Ahmed al-Bani. Mposhtja e trupave të Gaddafit është e pandalshme. Pas marshimit në kryeqytetin Tripoli luftëtarët e kryengritjes libiane e shpallën të përfunduar sundimin prej katër dekadash të pushtetmbajtësit Muammar Al-Gaddafi. Era e Gaddafit përfundoi, sqaroi shefi i Këshillit Tranzitor Kombëtar të rebelëve Mustafa Abdul Xhalil. Këshilli po përgatitet që të shpërngulet nga Bengazi në kryeqytet. Kryeqyteti është pothuajse nën kontroll të plotë të rebelëve, tha Xhalili. Ende nuk ka informata të sakta për vendndodhjen e diktatorit Gaddafi. Këshilli Tranzitor sqaroi se dëshiron ta kapë të gjallë 69-vjeçarin dhe ta nxjerrë para gjyqit.

Gaddafit i erdhi fundi

Gaddafit i erdhi fundi

Evropa përshëndet suksesin e kryengritësve

Suksesi i kryengritësve përshëndet në mbarë Evropën. Franca, ka deklaruar, ministri i Jashtëm Alain Juppe po përgatitet për një takim të partnerëve ndërkombëtarë për të ardhmen e Libisë pas Gaddafit. Juppe është shprehur se nuk dihet nëse Gaddafi është në Tripoli, apo është larguar. Ai iu bëri thirrje trupave të diktatorit të ulin armët.

Deklaratat e kryengritësve, konfirmohen edhe nga pala italiane. "Jo më shumë se 10-15% e Tripolit është në duar të trupave të Gaddafit". Kërkuam nga Gaddafi të largohet në mënyrë që të shmanget një gjakderdhje e mundshme në kryeqytetin Tripoli, është shprehur të hënën, ministri i Jashtëm i Italisë. Për televizionin Sky Italia, ai tha se për negociata të mundshme për ekzil,për Gaddafin "ka mbaruar koha". Ai do të përballet me Gjykatën e Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, tha Frattini duke shtuar se arrestimi i dy djemve të Gaddafit ishte një moment deciziv në konfliktin e Libisë.

Guido Westerwelle, ministër i Jashtëm i Gjermanisë

Guido Westerwelle, ministër i Jashtëm i Gjermanisë

Westerwelle: Koha e diktatorit ka mbaruar

Edhe Gjermania ka përshëndetur suksesin e kryengristëve në Tripoli. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle ka kërkuar të hënën që Gaddafi të dalë para drejtësisë. "Koha e diktatorit ka mbaruar", tha ai. Një diktator që drejton një luftë kundër popullit të vet, duhet të përgjigjet para drejtësisë. Gjermania gati për të ndihmuar në jetësimin e lirisë, që duhet të fillojë sa më shpejt, ka thënë të hënën ministri i Jashtëm gjerman. Ai ka përshëndetur deklaratën e kryengritësve, që të mos kryhen akte hakmarrjeje.

Ndërsa ministri i Financave në Gjermani, Wolfgang Schäuble në një intervistë me radion gjermane DLF, tha se gëzohemi që të marrë fund gjakderdhja, dhe që të nisë tanimë një zhvillim stabil, demokratik, ligjor në Libi. Fraksioni parlamentar kristian-demokrat e kristian-social (CDU/CSU) ështe shprehur se përshëndet sukseset në vendin afrikanoverior. Philipp Mißfelder tha se "shpresoj që të ndalet një gjakderdhje e përmasave të mëdha."

Alain Juppe, ministri i Jashtëm francez

Alain Juppe, ministri i Jashtëm francez

Ndërkohë edhe NATO ka deklaruar se qeveria e Gaddafit është para rrëzimit. Ajo që po shohim është rrëzimi i një regjimi, tha zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu të dielën (21.08) në mbrëmje në një intervistë me televizionin CNN. "Sa më shpejt ta kuptojë kolonel Gaddafi këtë aq më mirë të për të gjithë, në mëyrë që populli libian të fillojë tranzicionin drejt demokracisë që ata e duan dhe e meritojnë." Ndërsa Britania e Madhe është gati për të zhbllokuara paratë e ngrira të Gaddafit, është shprehur kryeministri britanik, David Cameron.

Gjermania do të ndihmojë në periudhën post Gaddafi

E paqartë është se çfarë rruge do të ndjekë qeveria e përkohshme në Libi. Joachim Hörster, anëtar në Dhomën e Jashtme të parlamentit gjerman, dhe kryetar i grupit parlamentar për shtetet arabe dhe Lindjen e Afërt shprehet skeptik: "Jam shumë i pasigurtë se çfarë do të vijë më pas, sepse edhe Këshilli i Përkohshëm kombëtar nuk e ka bërë të ditur deri më tani se çfarë strukturash synon, nëse do të masakrohen përkrahësit e Gaddafit apo do të nxirren para drejtësisë. Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Thomas de Maiziere ka shprehur mundësinë e dërgimi të ushtarëve gjermane për periudhën post Gaddafit, në rast se stabiliteti në vend mund të sigurohet vetëm me prezencën e trupave të perëndimit.

European foreign policy chief Catherine Ashton arrives for an EU Summit in Brussels on Friday, March 11, 2011. European Union nations are putting French President Nicolas Sarkozy under pressure even before his arrival at Friday's EU summit, complaining he was out of line to give a Libyan opposition group diplomatic recognition before any joint action could be discussed. (Foto:Virginia Mayo/AP/dapd)

Catherine Ashton

Ashton: Epokë e re në Libi

Ndërsa e ngarkuara e BE-së për politikën eJashtme e BE-së, Catherine Ashton i ka kërkuar Këshillit të Përkohshëm në Libi të respektojë të drejtat e njerit në rindërtiin e vendit. "Po përjetojmë ditët e fundit të regjimit", ka thënë Ashton në një deklaratë të hënën, duke lëvduar të gjithë ata që kanë luftuar për ta mundësuar një epokë të re në Libi.

Autor: dpa,cnn, rtr/Lindita Arapi
Redaktoi: Aurel Boriçi

DW.COM