1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Këhler kërkon një Gjermani tjetër

Presidenti i Gjermanisë Horst Këler (Köhler) u bëri thirrje gjermanëve për reforma të mëtejshme dhe modernizimin e vendit. Në të ashtuquajturin "fjalimi i Berlinit" ai kërkoi shance të barabarta për të gjithë.

Presidenti gjerman Horst Köhler

Presidenti gjerman Horst Köhler

"Punë, arsim, integrim" ishte tema e fjalimit që mbajti presidenti Horst Këler në rezidencën presidenciale "Bellevue" në Berlin.

"Nuk duhet të nëpërkëmbim apo edhe më keq ta kthejmë mbrapsht atë që kemi arritur, por duhet të shkojmë përpara në rrugën, që është sprovuar si e drejtë.", tha Këler.

Apeli i presidentit iu drejtua punonjësve, sipërmarrësve dhe politikanëve. Ai vlerësoi projektin e reformave "Agenda 2010" të ish-kancelarit socialdemokrat Gerhad Shrëder dhe kërkoi vazhdimin e një "Agenda 2020". Sipas presidentit, tashmë janë të dukshme sukseset e para - mbi 1,6 milionë njerëz kanë gjetur vend pune.

Modernizimi i vendeve të tjera, mbrojtja e mjedisit dhe furnizimi me ushqime do të thotë mirëqenie e njëkohësisht më pak ndotje e mjedisit e më pak konsumim i burimeve. Këler nënvizoi, se "një qëndrim i tillë e përmirëson botën dhe si përmirësues të saj edhe ne gjermanëve ka kërkohet të kontribuojmë, në këtë drejtim ne mund të realizojmë edhe biznese të mira."

"Kushtet ndërkombëtare dhe shanset për më shumë punë në Gjermani po ta shohim me vëmendje janë të jashtëzakonshme. Ne po përjetojmë zhvillime të vrullshme mbarëbotërore drejt rritjes së cilësisë së jetesës për miliarda njerëz. Disa e konsiderojnë rritjen e ekonomisë botërore të lidhur me këtë zhvillim si kërcënues dhe shkatërrues, por kjo është gabim. Së pari në mbarë botën po përforcohet bindja, se sa shumë tregjet botërore kanë nevojë për formësimin politik, e puna për këtë ka nisur. Ajo duhet çuar energjekisht përpara dhe prioritet kanë mbrojtja e klimës dhe rendi i tregjeve botërore të financave. Së dyti rritja mbarëbotërore është mjeti më efikas kundër urisë dhe varfërisë. Së treti të gjitha këto së bashku do ta bëjnë botën më të shëndetshme nga sa është sot."

Në këtë kontekst presidenti Këler tërhoqi vëmendjen për modernizimin e vendeve të tilla si Kina apo Brazili, duke theksuar se çfarë do të thotë rritje ekonomike pikërisht në këto vende me qytete gjigande prej disa milionë banorësh. Këto qytete kanë nevojë urgjente për ujë të pijshëm, centrale energjetike të padëshmshme për mjedisin, ato kanë nevojë për makina e autobusë që nuk emëtojnë gazra të dëmshme në atmosferë si dhe rrjete përkujdesi të krijuara me mençuri duke nisur qysh nga furnizimi me ushqime e deri tek transportimi i mbeturinave.

Presidenti Këler nënvizoi, se pret që ndërmarrjet gjermane të jenë shembullore. Duke iu referuar disa aferave korruptive që kanë dëmtuar imazhin e disa koncerneve gjermane kohët e fundit, presidenti theksoi, se pikërisht personalitetet me përgjegjësi të veçantë duhet t´u nënshtrohen rregullave si gjithë të tjerët: "Gabimet e tyre duhet të hetohen pa dëmtuar prestigjin e personit. Tek ne nuk lejohen të kalojnë në semafor të kuq as të pasurit, të bukurit dhe të fuqishmit."

  • Data 18.06.2008
  • Autor Vilma Filaj Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EM5x
  • Data 18.06.2008
  • Autor Vilma Filaj Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EM5x