1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kërkohet pezullimi i riatdhesimit të romëve në Kosovë

22 Shtator 2010

Një komision i Këshillit të Evropës kërkon nga RFGJ-ja pezullimin e riatdhesimit të romëve në Kosovë.

https://p.dw.com/p/PJP7
Këshilli i Evropës në Strazburg
Këshilli i Evropës në StrazburgFotografi: picture-alliance / dpa

Një komision i Këshillit të Evropës kërkoi ndër të tjera prej Gjermanisë pezullimin e riatdhesimit të romëve në Kosovë. "Riatdhesimet mund të rifillohen kur të ketë dëshmi se romët atje hasin në kushte jetese të sigurta", bëri të ditur sot Këshilli i Evropës në Strasburg.

Sipas tij aktualisht në Kosovë nuk ekzistojnë kushtet e domosdoshme për integrim. Duke pasur parasysh trajtimin e romëve nga Franca Ministria e Brendshme Gjermane përgënjeshtroi së fundi se janë planifikuar riatdhesime masive të romëve në Kosovë.

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Lindita Arapi