1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Junta në Birmani liron 32 antarë të partisë opozitare

1 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/Bzv7


Junta ushtarake e Birmanisë liroi nga arresti 32 antarë të partisë opozitare "Liga Kombëtare për Demokracinë. Një zëdhënës i partisë tha, se ndër të liruarit është edhe komiku dhe një ndër kritikët më të njohur të qeverisë. Të gjithë këta u arrestuan në fund të shtatorit në valën e protestave të murgjve budistë. Pesë javë pas mposhtjes brutalisht të protetstave paqësore në Birmani, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun sërish bëri thirrje për lirimin e demonstruesve të arrestuar. Njëkohësisht ai i apeloi indirekt juntës ushtarake që të bashkëpunojë më mirë me OKB-në. Duke iu referuar udhëtimit të shtunën të të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Ibrahim Gambari për në Rangun, Ban Ki Mun tha, se vizita e dytë në Birmani duhet të sjellë rezultate. Gambari gjatë vizitës së parë pak pas mposhtjes së protetstave nuk arriti të bisedojë me murgjit dhe me studentët.