1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Jugu i Serbisë dhe ideja e ndarjes së Kosovës

Të premten u mbushën 10 vjet nga Marrëveshja e Konçulit, e cila i dha fund luftimeve mes forcave serbe dhe shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Kryengritësit kërkonin bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Harta topografike e Kosovës

Harta topografike e Kosovës

Lideri i Partisë Demokratike të Shqitparëve në jug të Serbisë, Ragmi Mustafa është një prej atyre që angazhohet hapur për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. Për programin serb të Radios Deutsche Welle, ai thotë se e ka pritur me gëzim idenë e shefit të socialistëve dhe zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq për ndarjen e Kosovës dhe përcaktimin e kufijëve mes Serbisë dhe Kosovës. „Në qoftë se Daçiqi do të jetë qind për qind pragmatik, atëherë duhet të jetë i gatshëm edhe për ndarjen e Serbisë, në mënyrë që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci të bashkohen me Kosovën, ndërsa veriu i Kosovës të bashkohet me Serbinë", pohon Mustafa.

Ai është i mendimit se pikërisht shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë për përfundimin e tensioneve në Ballkan. „Kjo është absolutisht zgjidhja më e mirë, në qoftë se duam zgjidhjen e problemeve mes shqiptarëve dhe srbëve. Vetëm në këtë mënyrë Prishtina dhe Beogradi, mund të vendosin raporte të përhershme të mira fqinjësore. Kështu do të dëshmonin para botës se janë të gatshëm të bëjnë këtë hap precedent," thotë kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

Kosovo Zoneneinteilung

Zonat e trupave në Kosovë

Edhe Dushan Janjiq, është i mendimit se ideja për përkufizimin e shqiptarëve dhe serbëve është e mirë, por për një gjë të tillë është tepër herët. „Më parë duhet të futemi në NATO dhe BE. Pas futjes në këto organizma, mund të shtrojmë edhe çështjen e kufijve të ri, flamujve të ri dhe t'i pranojmë ato. Pra për njohjen e pavarësisë duhet të merremi vesh ditën e parë pas pranimit në BE", pohon Janjiq.

Serbët në Kosovë dhe shqiptarët në jug të Serbisë, po vazhdojnë ndërkohë të përfitojnë politikisht me letrën e nacionalizmit dhe përkufizimit të shteteve. „Në këtë momet nuk mund të përjashtoj asnjë prej rreziqeve në luginën e Preshevës. Nuk e përjashtoj mundësinë e protestave, incidenteve sporadike të armatosura dhe as rrezikun e aksioneve të dështuara nga Beogradi," pohon ai.

Janjiq rikujton edhe kërkesën shekullore të shqiptarëve që të jetojnë në një shtet të bashkuar në Ballkan. Ragmi Mustafa është i mendimit se një ide e tillë është reale. „Natyrisht që një gjë e tillë është e domosdoshme, sikur që është bërë edhe bashkimi i dy Gjermanive", thekson Mustafa.

Autor: Milica Ivanoviq/ Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama