1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Jose Manuel Barroso viziton Prishtinën

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, kërkoi nga autoritetet kosovare që të vazhdojnë reformat në fushën e sundimit të ligjit, në ekonomi dhe të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore.

Jose Manuel Barroso në Prishtinë

Jose Manuel Barroso në Prishtinë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se erdhi në Prishtinë për t`u shprehur qytetarëve të Kosovës dhe udhëheqësve të tyre persektivën evropiane për Kosovën. Ai tha se Komisioni Evropian është i vendosur që të ndihojë Kosovën në rrugën e saj drejt Evropës, duke ritheksuar se Kosova është pranuese e shumë ndihmave nga mbarë qendrat botërore.

“Në të njëjtën kohë, Kosova mundet dhe duhet të ndihmjë vetvetën duke bërë progres për të arritur qëllimin final, antarësimin në Bashkimin Evropian. Kosova duhet të vazhdojë reformat dhe të përcaktojë përgjegjësitë me një shpirt kompromisi”, tha Jose Manuell Barroso.

“I bëj thirrje Kosovës që të vazhdojë angazhimin konstruktiv në dialogun me Beogradin. Këtë javë kishte një takim konstuktiv ndërmjet palëve dhe është koha e duhur për të dyja palët që të gjejnë zgjidhje për shumë probleme, që prekin kosovarët dhe serbët, çdo ditë të jetës së tyre”, tha presidenti Jose Manuell Barroso. Presidenti i Komisionit Evropian, në deklaratën e tij për media ku nuk pranoi pyetje të gazetarëve, u fokusua kryesisht në reformat që duhet të bëjë Kosova për të arritur qëlimin e saj final Bashkimin Evropian.

Jose Manuel Barroso dhe Hashim Thaçi

Jose Manuel Barroso dhe Hashim Thaçi

“E ardhmja e Kosovës, i përket në fund të fundit qytetarëve të saj. Ne jemi këtu për t'iu ndihmuar, por është në duar të politikanëve kosovare dhe qytetarëve që të arrijnë reformat duke konsoliduar demokracinë, rendin dhe ligjin, të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha Jose Manuel Barroso, duke rikujtuar se të njëjtin mesazh e ka përcjellë edhe gjatë vizitës në Beograd.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ai ka kërkuar nga presidenti i Komisionit Evropian që ta lehtësojë rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane, sepse sipas tij, Kosova këtë e meriton. “Kosova kërkon dhe meriton me të drejtë të jetë pjesë e integrimeve evropiane, pret formalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, pret avancimin në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet tregtare dhe dimensione të tjera integruese. Qytetarët e Kosovës janë evropianët e rinj, të cilët punojnë dhe angazhohen që sa më parë të jenë pjesë e familjes evropiane”, tha Kryeministri Hashim Thaçi.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuell Barroso, në vizitën e tij në Kosovë shoqërohet nga komisioneri për zgjerimin e BE-së, Stefan Füle, drejtori i shërbimit për politikë të Jashtme në BE, Miroslav Lajçak dhe disa zyrtarë të tjerë. Gjatë qëndrimit në Kosovë ai vizitoi edhe komunën e re serbe të Graçanicës, ku vendosi gurthemelin për ndërtimin e godinës së re të komunës. Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuell Barroso, ka qenë në Kosovë për herë të fundit në shkurt të vitit 2006.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama