1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Joschka Fischeri këshillon Nabucco-n

Ish - kancelari gjerman Gerhard Schröder duhet të ketë duruar shumë kritika, pas angazhimit në gazsjellësin rus. Tani këshiltari i „North Stream AG“-s, papritur ka një konkurrent tjetër: ish-ministrin Joschka Fischer.

default

Nabucco është më i mirë! Jo, jo „North Stream AG“-ja!... Gerhard Schröder dhe Joschka Fischer - miq dhe konkurrentë

Joschka Fischeri mbështet gazsjellësin Nabucco, që do të kalojë nga Austria deri në Detin Kaspik. Projekti është i një rëndësie strategjike për Evropën. Evropianët kanë nevojë për furnizues të rinj, për energji në përgjithësi dhe për gaz në veçanti, theksoi Fischer.

„Krijimi i një rrjeti tjetër është në interes të Evropës dhe gjermanëve. Kjo nuk është kundër Rusisë, përkundrazi. Rusia do të qëndrojë furnizuesi kryesor për Evropën dhe për Gjermaninë. Por gjetja e alternativave të reja do të thotë zgjuarsi dhe hulumtim“, u shpreh ai. Këtë ka për qëllim edhe koncerni, i cili planifikon ndërtimin e një gazsjellësi që kushton tetë miliardë euro. Gazi do të transferohet nga Azerbajxhani, Turkmenistani e më vonë nga Iraku dhe Gjiri Persik për në Evropë. Financimi, sipas fjalëve të ish-ministrit të Jashtëm Fischer, mbahet si gati i sigurt.

Karte Infografik Nabucco Gas-Pipeline spanisch

Nabucco

Vendet që dalin në Detin Kaspik po ashtu janë të interesuara që gazin e tyre të mos ia shesin si deri tani Rusisë, edhe pse klienti i tyre më i madh nuk është tepër entuziast.

"Natyrisht që qeveritë e atjeshme janë të interesuara ta dinë nëse Evropa me të vërtetë do të veprojë. Nuk duan që në fund të mbetetn duarthatë dhe të vetmuara. Kjo do të vendoset këtë vit, e unë besoj se vendimi do të jetë pozitiv”, pohon Fisher.

Turqia nyja kryesore

Joschka Fischer ka marrë përsipër që në emër të koncernit energjetik gjerman RWE, muajt e ardhshëm t'i bindë Azerbajxhanin dhe Turkmenistanin që të përfundojnë marrëveshjen e furnizimit me koncernin europian të energjisë.

Nabucco-Vertragsunterzeichnung in Ankara

Nënshkrimi i marrëveshjes në Ankara

Vendi më i rëndësishëm tranzit i projektit Nabucco, Turqia ka po ashtu rezerva. Gazsjellësi i prek edhe konfliktet e ndjeshme politike si marrëdhëniet me kurdët ose më Armeninë. Fischer dëshiron të bindë udhëheqjen në Ankara që me Nabucco-n është më afër perëndimit:

„Për Turqinë do të jetë më mirë në qoftë se endrrën e saj , do ta realizojë duke qenë një nyje e dytë lidhëse për furnizimin me energji në zonën Lindje – Perëndim, nga Rusia në drejtim të Europës . Ajo këtë mund ta realizojë me projektin Nabucco dhe në qoftë se e realizon atë, Turqia natyrsiht do të forcojë rëndësinë e saj në Europë në mënyrë të konsiderueshme. Kjo do të ketë pasoja pozitive”, tha ai.

Në përgjithësi Joschka Fischer dëshiron më shumë mbështetje politike për projektin Nabucco. Me një unitet më të madh, evropianët mund ta detyrojnë edhe Moskën të lëvizë drejt marrëveshjes, thotë ish-ministri.

Marrëdhënie miqësore me Schröderin

"Sinjali më i imirë do të ishte një mëbshtetje e fuqishme politike për projektin Nabucco, që ky të mund të realizohej deri në fund të vitit. Dhe më pas, sipas mendimit tim, kushtet do të ndryshohen. Atëherë do të hapet edhe perspektiva e bashkëpunimit në këtë projekt me sipërmarrjet ruse", theksoi Fischer.

Me ish-kancelarin Schröder, i cili e sheh projektin si konkurrent, Fischer ka kontakt të përhershëm. Fischer thotë se edhe katër vjet pas përfundimit të bashkëpunimit në koalicionin e përbashkët qeveritar, ata privatisht kanë mbetur miq.

Autor: Tom Weingärt/Mimoza cika - Kelmendi

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 10.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JcNP
  • Data 10.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JcNP