1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Joschka Fischer: Ballkani Perëndimor me rëndësi strategjike për BE

Intervistë ekskluzive për DW e Joschka Fischer, ish-Ministër i Jashtëm i Gjermanisë, që mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, zhvilluar ( 28.05.2015) në Tiranë.

DW: Z. Fischer, ju dhe politikanë të njohur të vendeve anëtare të BE- Francë, Itali, Gjermani, që në një mënyrë ose tjetër keni luajtur një rol në zhvillimet postkomuniste në Ballkan - bashkë me kryeministrat e gjithë vendeve të rajonit po merrni pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, që po zhvillohet në Tiranë. Po synohet të arrihet një konsensus për projektet strategjike, që rajoni si një i tërë do të paraqesë në Takimin e Vjenës, në kuadër të Nismës së re të BE-së për Ballkanin Perëndimor, lançuar gushtin e kaluar nga kancelarja Angela Merkel. Sa i rëndësishëm është për BE-në një Ballkan që po i thotë ”JO” konfliktit dhe “PO”bashkëpunimit?

Joschka Fischer: Ballkani dhe sidomos Ballkani Perëndimor është jashtëzakonsisht i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Europë. Kjo nuk është thjeshtë një ide por një fakt. Nëse shikoni historinë, për t'iu larguar traditave të konfliktit dhe ecur drejt një mënyre të re bashkëpunimi, që konsiston në të qenit bashkë në rrugëtimin drejt BE, kjo është shumë e rëndësishme për gjithë të Europën.

DW: Në këtë përpjekje të rajonit për të lënë pas të shkuarën e konfliktit, shkrirja e akujve në marrdhëniet mes Beogradit dhe Tiranës po shihet si një tregues ”par excellence” për hapjen e një faqeje të re në marrdhëniet mes vendeve fqinjë në Ballkanin Perëndimor. Cila është dobia rajonale madje europiane e kësaj që po ndodh në marrdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve?

Joschka Fischer: Shqiptarët dhe Serbët, para së gjithash, janë popuj fqinjë. Le t'i drejtohem përvojës sonë, të Gjermanisë me Francën. Franca ka qënë armikja e Gjermnanisë për gjyshin, stërgjyshin apo katragjyshin tim dhe ne kemi qënë armiku i Francës. Kësaj armiqësie i erdhi fundi kur burra shteti me kurajo, vendosën që jo konflikti por bashkëpunimi duhet të ishte faktori mbizotërues në marrdhënier me fqinjët, sepse fqinjësia nuk mund të ndryshohet, edhe nëse ti e urren vendin tënd fqinj, apo e do fort, je i intersuar për atë apo nuk do t'ia dish, ai mbetet fqinji yt. Prandaj, mendoj që bashkëpunimi është e vetmja përgjigje e arsyeshme, që Beogradi dhe Tirana të ecin përpara dhe të forcojnë marrdhëniet mes tyre. Mendoj që zhvillimi i marrdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë ështe shumë i rëndësishëm për gjithë rajonin. Ka ndikim pozitiv për Kosovën dhe shumë pika të tjera të nxehta. Dhe kjo është e rëndësishme për Europën gjithashtu. Europa duhet t'i japë një mbështetje të plotë dhe të fuqishme këtij zhvillimi.

DW: Z.Fischer, në mënyrë unanime të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit po i drejtojnë BE dhe Komisionit Europinan të njëjtin apel nga Tirana: mbështesni me financimin e projekteve rajonale strategjike paqen e shumëpritur por të brishtë në Ballkanin Perëndimor, që ajo të mos rrezikohet. A do ta dëgjojë BE këtë apel pa humbur?

Joschka Fischer: E kuptoj shumë mirë pozicionin e Ballkanit Perëndimor. Ky rajon po pyet: Çfarë po bën konkretisht BE? Ok, konferencat dhe seminaret e BE janë të mira për rajonin po ku është produkti, rezultati, substanca? Dhe për këto pyetje përgjigjen duhet ta japë Brukseli. Natyrisht, është një çështje e progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e tyre drejt anëtarësimit në BE, që lidhet ngushtë me financimin e projekteve të rëndësishme strategjike për rajonin. Lidhja mes vendeve të rajonit shumë e rëndësishme, nëse dëshiron të kesh bashkëpunim rajonal të duhet të kesh rrugë, autostrada, linja hekurudhore dhe kjo është e rëndësishme të kuptohet në Bruksel. Pastaj zbatimi bëhet këtu, në terren, në vendet e rajonit. Shpresoj që konferenca e ardhshme e Vjenës, që vijon konferencën e Berlinit , që u zhvullua në gusht të vitit të kaluar, do të sjellë progres në këtë drejtim, Nga perspektiva gjeo-politike kjo është shumë e rëndësishme. Europa është për momentin në një situatë jo shumë të mirë, kemi krizën në Europën Lindore, në Ukrainë , kemi krizën financiare që vijon në Greqi por nuk duhen lënë mënjanë sfida të tjera. Duhet kohë, duhet angazhim, nuk është një zbavitje afatshkurtër, nuk është një vrapim disa qindra metraah, por është një maratonë. Kjo nuk duhet harruar. Duhet një presion i vazhdueshëm ndaj Brukselit duke mbrojtur interesat e rajonit. Dhe prandaj konferenca e Vjenës do të jetë shumë e rëndësishme.

DW: Kanë mbetur rreth dy muaj nga zhvillim i kësaj konference. A do ta ketë rol drejtues Gjermania si lançuese e Nismës së re të BE për Ballkanin Perëndimor?

Joschka Fischer: Kjo nismë ishte inisiativë e kancelares Angela Merkel. Kjo nuk duhet harruar. Mendoj, që personalisht, vetë kancelarja është shumë e interesuat për këtë process. Edhe pse nuk kam votuar kurrë për atë, mendoj që me Nismën për Ballknain Perëndimor, kancelarja Merkel, bëri gjënë e duhur.

DW: Z. Fischer, BE ka “lodhje nga zgjerimi”, Ballkani Perëndimor po thotë me këmbëngulje se ka rrezik t'i mbarojë durimi i pritjes së gjatë për ditën kur do të bëhet pjesë e BE. Ku mund ta çojnë Europën dhe rajonin këto dy vektorë ?

Joschka Fischer: Nga njëra anë lodhja nga zgjerimi është fakt, nga ana tjetër, situata gjeopolitike në Europë nuk e lejon këtë lodhje. Në gjeo-politikë nuk ka vaakume. Europa ka interes, Ballkani Perëndimor është një rajon që i përket Europës. Nëse europianët nuk i kuptojnë interesat e tyre kjo do të krijojë problem për të gjithë ne, jo vetëm për rajonin e Ballkanit. Prandaj mendoj se është një mundësi e mirë që kriza gjeo-politike përqark Europës, të mprehë ndërgjegjësimin e liderëve europianë për rëndësinë gjeo-politike të rajonit, gjë që duhet të përdoret pa humbur kohë.

DW: Z. Fischer, ju keni qenë i lidhur me rajonin, më 1999 ju mbështetët pjesëmarrjen ushtarake gjermane në Luftën e Kosovës duke lënë mënjanë filozofinë pacifiste të të Gjelbërve, forcës politike ku ju bënit pjesë atëhere. Sot jeni në Tiranë mes gjithë kryeministrave të vendeve të rajonit. Çfarë ndjeni nëse meditoni për atëhere dhe tani?

Joschka Fischer: Jam sot në Tiranë shumë i emocionuar nga pjesëmarrja në Forumin Ekonomik të Vjenës e gjithë kryeministrave të rajonit, dhe nuk kam sesi të mos sjell ndërmend kur isha ministër i Jashtëm i Gjermanisë, në kohën e Luftës së Kosovës dhe pas përfunimit të saj. Tani rajoni ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme, ju përmendët në krye të kësaj interviste marrdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë. Këmbëngul ato janë faktori kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kjo është fantastike dhe jam vërtet i emocionuar.