1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Joe Cocker ndahet nga jeta

Këngëtari britanik i rokut Joe Cocker ka ndërruar jetë. Muzikanti nga Sheffieldi vdiq në moshën 70 vjeçare pas një lëngimi të gjatë nga kanceri në mushkëri.

Ai ishte një ndër të mëdhenjtë e muzikës pop. Zëri i tij i thellë e pak i çjerrë dhe performanca e tij në skenë me lëvizjen ritimike karakteristike e bënin atë unik. Më 22 dhjetor këngëtari britanik ndërroi jetë në Riding West në Yorkshire. Cocker ishte 70 vjeç. Ai vdiq nga kanceri i mushkërive, prej të cilit vuante prej shumë vitesh. Kjo u konfirmua nga një zëdhënës e menaxhimii të tij në Londër. Muzikanti vdiq natën duke u gdhirë e hënë, thuhet në një letër të agjentit të tij Barrie Marshall, të cilin e përhapi në twitter BBC. "Ai ishte pa dyshim zëri më i fuqishëm i muzikës rok dhe soul, që ka nxjerrë ndonjëherë Britania e Madhe", thuhet në letër. Gazeta "Yorkshire Post" njoftoi për vdeken e legjendës së muzikës nga kanceri i mushkërive në shtetin amerikan të Kolorados. Atje Cocker jetonte me gruan e tij jetonin në një fermë të largët.

Joe Cocker nö vitin 1985

Joe Cocker nö vitin 1985

Joe Cocker lindi më 20 maj 1944. Që në moshën 15 vjeçare ai luante në grupe të ndryshme në qytetin e lindjes Sheffield në South Yorkshire në Britaninë e Madhe. 1966 ai hoqi dorë nga profesioni i instalatorit dhe ngriti grupin "The Grease Band". Cocker u bë i njohur në festivalin Woodstock në vitin 1969. Me interpretimin e këngës së Beatles "With A Little Help from my Friends" ai u bë legjendar dhe u ngjit në krye të listave. Në karrierën e tij të mëvonshme ndërkombëtare pasuan hite, ndër të tjera "You Can Leave Your Hat On", apo "Unchain My Heart".

Vitet 1970 karakterizoheshin për Cocker nga drogat dhe alkooli. Për shkak të problemeve me pijen Cocker pati probleme me ligjin. Nga droga dhe alkooli humbiste cilësia dhe suksesi i muzikës së tij, problemet psiqike e çuan në vitin 1974 në burg. "Kudo kishte droga dhe unë i konsumoja ato me qejf. Dhe nëse ke hyrë një herë në këtë spirale të të tatëpjetës, atëherë është e vështirë të dalësh më që andej. Më janë dashur vite, që t'ia arrij", tha thënë ai një herë.

Joe Cocker në duet me James Brown

Joe Cocker në duet me James Brown

Vetëm gruaja e tij Pam Baker e ndihmoi për ta ndryshuar jetën. "Ajo më bëri të kuptoj që njerëzit dëshironin akoma të më dëgjonin duke kënduar", thoshte Cocker. Me rikthimin e tij në vitet 1980 këngëtari arriti hitet si "When The Night Comes", "N'Oubliez jamais" dhe dueti "Up Where We Belong" me Jennifer Warnes, për të cilën fitoi një grammy award në vitin 1983. Së fundi Cocker mori në shkurt 2013 kamerën e artë për veprën e tij pëgjatë gjithë jetës.