1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Joachim Löw, realizuesi i lulëzimit

Bashkë me mbajtësin e titullit Spanjën Gjermania është favorit kryesor për Kampionatin Evropian në Poloni dhe Ukrainë. Meritë jo të vogël ka në ngjitjen e ekipit gjerman trajneri i kombëtares.

"Njeriu më me pushtet i Gjermanisë". Kështu e cilësoi para pak kohësh një moderator televiziv Joachim Löw-in. Me siguri që këtu ka teprim, mirëpo në një vend me miliona të vetëquajtur ekspertë futbolli shefi i ekipit kombëtar nuk është dosido. Joachim Löw është si askush tjetër garanti për ngjitjen e futbollit gjerman në vitet e fundit. 52-vjeçari gëzon te përkrahësit dhe te ekspertët një emër të shkëlqyer. Me siguri që prej Sepp Herberger-it nuk ka pasur trajner tjetër kombëtareje kaq të padiskutueshëm.

Golashënues rekord në Frajburg

Megjithëkëtë karriera e "Jogi" Löw-it nuk ka qenë kurrsesi një sukses i vetëkuptueshëm. Si lojtar Löw (i cili për profesion është kualifikuar si tregtar grosist) nuk arriti në nivelin më të lartë. Lojtari ofensiv pati gjithsej 52 ndeshje në Bundesligë, me stacione ekipet VfB Stuttgart, Eintracht Frankfurt dhe Karlsruher SC. Löw ishte më i suksesshëm me klubin e qytetit të tij SC Freiburg, i cili asokohe luante ende në kategorinë e dytë. Dei sot Löw kryeson listën e golashënuesve më të mirë të frajburgasve me 81 gola në 252 ndeshje.

Löw punon prej 2004 për DFB-në, prej 2006-s si trajner i kombëtares.

Löw punon prej 2004 për DFB-në, prej 2006-s si trajner i kombëtares.

Avancoi me sukses

Si trajner Löw dha në 1997-n sinjalin e parë, kur fitoi me Shtutgartin kupën e Gjermanisë. Me FC Tirol Innsbruck Löw u bë në 2002 kampion i Austrisë. Në stacione të tjera si trajner nuk pati sukses të madh. Në 2004-n Joachim Löw nisi punë për Federatën Gjermane të Futbollit (DFB): si bashkë-trajner krahas shefit të ekipit Jürgen Klinsmann. Dueti e entuziazmoi ekipin kombëtar. Gjatë Kampionatit Botëror 2006 në shtëpinë e vet gëzonte tërë Gjermania. "Përralla e verës" përfundoi me vendin e tretë për gjermanët. Pas turneut Klinsmann-i dha dorëheqjen, Löw doli në radhën e parë. Bilanci i tij është i konsiderueshëm: i dyti në Kampionatin Evropian 2008, i treti në Kampionatin Botëror 2010, favorit për titull në këtë Evropian të 2012-s. Gjatë Kampionatit Botëror 2012 ekipi luajti "futbollin më tërheqës dhe e shpëtoi Botërorin nga kthimi në lojë të mërzitshme", shkroi gazeta franceze "L'Equipe" dhe e zgjodhi Löw-in trajnerin e vitit 2010.

Shpejt përpara

"Unë besova në atë që futbolli gjerman do të zhvillohet për kohë të gjatë pozitivisht po qe se luajmë një futboll teknik", ka thënë Löw në një intervistë. "Dhe e bukura është: ndërkohë i kam lojtarët për këtë." Trajneri i kombëtares nxit dhe kërkon në mënyrë konsekuente talente të reja. Ai la jashtë lojtarë të sprovuar si Michael Ballack apo Torsten Frings (jo gjithnjë në mënyrë miqësore). Löw kërkon lojtarë kombëtareje, të cilët zbatojnë 100% përfytyrimin e tij për futbollin modern "Ne duam të kombinojmë, të luajmë me topin poshtë dhe vertikalisht. Ne duam që kultura e lojës të fillojë që nga mbrojtja.

Löw kërkon përqendrim në do minutë.

Löw kërkon përqendrim në do minutë.

Njeri që preferon rrezikun dhe i modës

Futbolli i tipit vetëm të mos përsojmë gol nuk është është ai që i pëlqen Löw-it. "Një trajner i mirë ëhtë për mua ai, që ka guxim dhe prirje për rrezik, thotë Löw, të cilit i pëlqen ngacmimi i tensionit. "Kohë përpara shkoja nganjëherë me qejf në kazino. Më dukej interesante ruleta." Ai është ngjitur edhe në Kilimanxharo, malin më të lartë të Afrikës. Löw jeton me të shoqen Danielën, me të cilë ai është i martuar prej 1986-s, në një fshat të vogël afër Frajburgut.