1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Joachim Gauk rivali i Wulf-it për President të Gjermanisë - Kandidati i socialdemokratëve dhe i të gjelbërve në opozitë

Më 30 qershor Asambleja federale në Gjermani do të votojë për zgjedhjen e presidentit të ri. Kandidatët janë kristiandemokrati Christian Wulff dhe Joachim Gauck i paparti, ish-disident në RDGJ.

default

Joachim Gauk

Pas dorëheqjes së papritur të presidentit Horst Këhler, partitë e koalicionit qeverisës: unioni kristiandemokrat/kristiansocial dhe partia liberale vendosën që kandidati nga radhët e tyre të jetë kryeministri i landit të Saksonisë së Poshtme, Kristian Wulff. Ndërkohë që partitë e opozitës ajo socialdemokrate, partia ambjentaliste dhe e Majta përcaktuan si kandidat të tyre ish-disidentin e RDGJ-së (Republika Demokratike e Gjermanisë) dhe të ngarkuarin e parë për dokumentet e Stasi-t, 70-vjeçarin Joachim Gauk, i cili gëzon respekt edhe në radhët e unionit konservator.

Gauck: Populli edhe politika të afrohen më shumë

Deutschland Bundespräsident Kandidat Joachim Gauck Pressekonferenz

Joachim Gauck me përfaqësues të opozitës

Në intervistë për Deutsche Welle-n Joachim Gauck thekson se me çfarë mesazhi do ai të bëhet president i Gjermanisë: "Së pari unë i falenderova të gjithë ata, që mendojnë se unë jam një kandidat i përshtatshëm. Unë nuk e konsideroj veten si kandidat të një kampi, sepse jam i paparti. Unë dua të kontribuoj, që qytetarët të angazhohen më shumë se deri më sot në konceptimin e politikës dhe të jenë aktiv në debatin politik. Mua, ashtu si dhe shumë njerëzve të tjerë në vend, nuk më pëlqen distancimi mes klasës politike dhe popullit. Ne duhet të përpiqemi që kjo të ndryshojë, në mënyrë që si populli edhe politika të afrohen më shumë.


Gauck: Frika të kufizon duke penguar dhe fantazinë

I pyetur se çfarë theksi mund të verë ai si president në këto kohë të vështira të krizës ekonomike dhe financiare mbarëbotërore, si dhe në sfondin e humbjes së kredibilitetit të klasës politike, kandidati i opozitës për postin e presidentit të Gjermanisë, Joachim Gauck thekson: "Presidenti nuk mund të zëvendësojë as ministrin e Financave dhe as atë të Ekonomisë. Çdo president do të jetë i matur për të mos ndërhyrë kudo. Por ka ndonjëherë situata krizash, në të cilat presidenti duhet ta thotë fjalën e vet, unë gjithmonë do të tërheq vëmendjen, se nuk duhet të na pllakosë frika. Edhe tani që nuk kam post unë marr pjesë në debatet publike. Më duket se është një rrezik që njerëzit stepen. Aktualisht shumë popuj në Evropën Perëndimore mendojnë, se premtimet e bukura, me të cilat ato janë rritur do të vazhdojnë pafundësisht, ndërsa unë nuk e besoj këtë. Unë besoj se duhet kuptuar fakti që ka faza të vështira dhe ato duhet të pasohen nga konsolidimet. E që të arrihet kjo, duhet llogaritur me barra të rënda. Ndaj në popull duhet të forcohet besimi, se ata që qeverisin nuk veprojnë kundër popullit. Natyrisht që presidenti mund të kontribuojë më shumë se të tjerët, për ta larguar frikën dhe për t' u thënë njerëzve, se nuk duhet të bien viktimë e frikës të tyre dhe se ata kanë shumë mundësi. Frika të kufizon duke penguar dhe fantazinë. Ndaj ne duhet të përpiqemi që t' i inkurarojmë njerëzit për të gjetur rrugëdaljet nga kriza.

Autor: Katharina Kroll, Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 07.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nk9b
  • Data 07.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nk9b