1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Joachim Gauck presidenti i ri i Gjermanisë

U deshën disa kthesa të pabesueshme në mënyrë që Joachim Gauck të shndërrohej në kandidatin thuajse të pakontestueshëm për postin e kreut të shtetit. Ai është një njeri, që nuk mund të klasifikohet në asnjë kategori.

Joachim Gauck duke mbajtur fjalimin në Asamblenë Federale pas zgjedhjes si presidenti i 11-të i Gjermanisë

Joachim Gauck duke mbajtur fjalimin në Asamblenë Federale pas zgjedhjes si presidenti i 11-të i Gjermanisë

Në të vërtetë ajo për çfarë njihet kryesisht në ndërgjegjen publike Joachim Gauck nuk nevojitet më: Një veprimtar i të drejtave qytetare nga Gjermania Lindore. Diktatura, kundër së cilës ai pati vepruar, është histori -  falë edhe angazhimit të  Gauck - kjo e kaluar tashmë është trajtuar hollësisht. Qëkurse Angela Merkel është kancelare, nuk është më as emergjente nevoja për praninë e një  përfaqësuesi nga Lindja në krye të shtetit. E megjithatë, posti i presidentit kalon tani në 2012-ën drejt e tek ai.

Joachim Gauck u diskutua për këtë post qysh në vitin 1999. Asokohe ai ishte më i njohur sesa disa ministra të qeverisë ende të re të Gerhard Schröder-it. Prej gati nëntë vitesh ai kishte qenë "I ngarkuar federal për dokumentet e shërbimit të sigurimit të shtetit të ish-RDGJ-së (Stasi)" e kësisoj drejtor i entit, që zakonisht quhej thjesht "Zyra e Gauckut". Nën varësinë e tij ishin gati 2.700 punonjës, të cilët përpunuan dokumentat voluminoze të Stasi-t, u lejuan qindra mijëra shtetasve të shfletonin dosjet e tyre personale te Stasi dhe verifikuan përfshirjen e mundshme në veprimtarinë e Stasit të kandidatëve për poste publike (gjë për të cilën pati hyrë në gjuhë folja "gaucken").

I pavarur nga politika partiake

Asokohe, në 1999-n, kryetari i Partisë Kristiansociale (CSU) Edmund Stoiber do ta kishte futur me dëshirë në garën për president Gaucku-n si kandidat të kampit konservator kundër socialdemokratit Johannes Rau, të mbështetur nga ekologjistët. Mirëpo atëherë Gauck refuzoi. Ai nuk do të kishte pasur kurrfarë shansi për shkak të raportit mazhorancë-opozitë. Realisht, shanse ai nuk pati as në 2010-ën, kur e emëruan papritur socialdemokratët dhe ekologjistët.

Bundespräsidentenwahl 2012 Bundespräsident Joachim Gauck

Menjëherë pas votimit

Në 2010-ën Gauck nuk ishte më aq i njohur. Si shef i "Zyrës së Gauckut" ai ishte zëvendësuar dhjetë vjet më parë prej ekologjistet Marianne Birthler, pati vënë veten në provë si moderator në një talk show (me sukses të kufizuar) dhe ishte zgjedhur në vitin 2003 kryetar i shoqatës "Kundër harresës – për demokraci", kjo angazhohet kundër racizmit dhe për sqarimin mbi dy diktaturat gjermane. Por para së gjithash Gauck mbeti në gjithë këto vite një njeri i kërkuar që ndërmerrte udhëtime për të mbajtur fjalime dhe duke dhënë intervista, duke gëzuar mirënjohjen e thellë të qytetarëve.

Në fund kandidati i përzgjedhur

Me emërimin e Gauck kandidat për president në vitin 2010 Partia Socialdemokrate (SPD) dhe Të Gjelbrit donin ta zinin ngushtë Angela Merkelin dhe koalicionin e saj kristian-liberal. Presidenti Horst Köhler kishte dhënë dorëheqjen papritur, dhe Gauck-u mund të ketë shpresuar, që demokristianët dhe liberalët qeverisës ta pranonin ofertën e opozitës, për ta mbështetur atë si kandidat konsensual. Mirëpo, siç pritej, kjo nuk i përshtatej planit të Merkel-it. Ajo donte të realizonte fitoren e kandidatit të vet për të dhënë kështu një sinjal të aftësisë vepruese të koalicionit të saj, i cili sapo kishte filluar qeverisjen (dhe çalonte). Në këtë mënyrë u zgjodh Christian Wulff-i (vërtet në raundin e tretë, mirëpo qartë me 625 : 494 vota).

Pozicioni fillestar për kampin e Merkel-it në Asamblenë Federale, e cila zgjedh kreun e shtetit, qysh atëherë është përkeqësuar, ndonëse edhe kësaj here  do të kishte mjaftuar për të pasur shumicën për një kandidat të saj në raundin e tretë. Mirëpo koalicioni e pati të vështirë të gjente një kandidat të tillë, ndërkohë që socialdemokratët dhe ekologjistët sërish shtruan për diskutim kandidaturën e Joachim Gauck-ut. Kur Partia Liberal (FDP) rendi para me vendimin, për të mbështetur gjithashtu Gauck-un, Merkel-it dhe Unionit të saj CDU/CSU nuk i mbeti gjë tjetër, veçse ta mbështeste atë.

Autor: Peter Stützle / Elert Ajazaj

Redaktoi: Vima Filaj-Ballvora

Audio dhe video për temën