1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Joachim Gauck bën thirrje për bujari

Presidenti gjerman Joachim Gauck bëri thirrje në fjalimin e tij të Krishtlindjes për bujari dhe mirëkuptim ndaj refugjatëve në Gjermani.

Në fjalimin e tij që do të transmetohet në ditën e parë të Krishtlindjes (25.12.) presidenti gjerman Joachim Gauck duke folur për refugjatët që kërkojnë strehim në Gjermani ndër të tjera tha se:

"Refugjatët të cilët vijnë tek ne nuk vijnë me shpresën se këtu do të gjejnë një shtrat të shtruar. Ata duan t'i shpëtojnë përndjekjes dhe varfërisë dhe ata duan të gjejnë kuptimin e të jetuarit mirë. A nuk bëhemi zemërngushtë me konstatimin se ne nuk mund të pranojmë secilin që vjen në vendin tonë. Unë e di se kjo fjalë është shumë, shumë e rëndësishme por të vërtetën ne mund ta zbulojmë vetëm në qoftë se ne më parë kemi pyetur zemrën tonë, se çfarë na thotë ajo, pasi që ne kemi parë pamjet e të plagosurve dhe të të përndjekurve. A po bëjmë ne krejt çfarë mund të bëjmë?", tha presidenti gjerman Gauck.

Gauck në fjalimin e tij çmoi lart punë e vullnetarëve. Ai kujton misionet e tyre si për shembull gjatë përmbytjeve në verë në Gjermani por edhe angazhimin e tyre në fushën e kulturës, sportit dhe të drejtave civile.