1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Jo të një mendimi, por dialogu nuk do të ndërpritet - Takimi Kushner-Lavrov në Moskë

Pozicionet e Rusisë dhe të BE-së mbeten ende të papajtueshme përsa i përket të ardhmes së Kaukazit. As takimi mes ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe homologut të tij francez, Bernard Kouchner nuk solli gjë të re

default

Kushner dhe Lavrov në Moskë, 28 Tetor 2008

Rusia kundërshtoi vendosjen e vëzhguesve të BE-së në territoret e Gjeorgjisë, në Abkazi dhe Osetinë Jugore. Këtë e ritheksoi edhe ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov pas takimit me përfaqësuesin e BE-së, Bernard Kushner (Kouchner): „Sa i përket sigurisë në Osetinë Jugore dhe Abhazi, ajo garantohet prej forcave ruse, pas njohjes së këtyre republikave prej Rusisë. Kjo është përgjigja jonë ndaj lutjeve të qeverive në Osetinë Jugore dhe Abkazi. Ndërsa sa i përket kërkesës për vendosjen atje të vëzhguesve të BE-së, ne do të veprojmë sipas planit të nënshkruar mes presidentit Medvedjev (Dmitri Medëedeë) dhe Sarkozi (Nicolas Sarkozy), ku thuhet se vëzhguesit duhet të vendosen në kufijtë e Osetisë Jugore dhe Abhazisë.“

Tskhinvali Georgien zerstörte Stadt

Tksinvali në Osetinë jugore ende i shkatërruar nga lufta

Situata në rajon nuk është ende e qetë

Ditët e kaluara Lavrovi ka kritikuar disa herë misionin e BE-së, duke e quajtur atë një lojë me zjarrin. Lavrov pohon se misioni nuk është në gjendje t'u përgjigjet provokimeve gjeorgjiane. Osetia Jugore më parë ka bërë përgjegjëse qeverinë gjeorgjiane për sulme në disa fshatra të këtij rajoni. Edhe presidenti i Abkazisë, Sergej Bagapç pohon se misioni nuk mund të garantojë siguri duke shtuar se gjendja është keqësuar pas tërheqjes së trupave ruse. „Gjeorgjia po nis një aksion të gjerë terrorist në rajonet e Republikës së Abhazisë. Goditja e pozicioneve tona do të dënohet me kundërgoditje dhe atë nga të gjitha armët në dispozicion."

Udhëheqësi gjerman i misionit të BE-së, Hansjërg Haber (Hansjörg Haber) ka kërkuar pa sukses disa herë që vëzhguesit të vendosen edhe në provincat e krizës, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të jenë objektiv në vlerësimin e gjendjes. Përderisa në këtë çështje nuk u arrit asnjë përparim, ministri i jashtëm francez kërkoi nga Rusia që të bashkëpunojë për zbardhjen e sfondit të luftës në Gjeorgji. Do të krijohet edhe një komision i posaçëm me qëllim që të zbardhë të gjitha detajet. Komisioni duhet të ketë në dispozicion të gjitha arkivat e palëve në konflikt, ndërkohë që edhe ministri gjeorgjian i mbrojtjes duhet të merret në pyetje.

Bernard Kushneri në fund kishte edhe një mesazh pozitiv për Rusinë. Si kryesues i radhës i BE-së ai paralajmëroi mundësinë e rifillimit të negociatave për partneritet me Rusinë. Axhenda e bisedimeve mund të caktohet në samitin e BE-së dhe Rusisë në nëntor, në qoftë se deri atëherë nuk ndodh diçka e paparashikueshme.

DW.COM

  • Data 29.10.2008
  • Autor Stephan Laack
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FjYX
  • Data 29.10.2008
  • Autor Stephan Laack
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FjYX