1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Jo para, por solidaritet për Greqinë - Merkeli takoi Papandreun

Me një program strikt kursimesh qeveria greke synon të parandalojë kolapsin financiar të vendit dhe dobësimin e euros. Në Berlin kryeministri Jorgos Papandreu kërkoi të premten (5.3.) mbështetjen e kancelares Merkel.

default

Merkel: Greqia ka mbështetjen gjermane për zbatimin e paketës së kursimeve

Dukej qartë se kancelarja Angela Merkel mundohej të largonte nga kriza financiare greke, shijen e hidhur të një katastrofe evropiane. Asnjë fjalë nuk tha ajo për shkaqet e situatës së mjeruar financiare, të cilat duhen kërkuar në Greqi. Në vend të kësaj kancelarja lëvdoi programin e kursimeve të qeverisë Papandreu dhe premtoi mbështetje.

Asnjë fjalë për shkaqet - mbështetje dhe mirëkuptim nga Gjermania

"Çfarë mund të bëjë Gjermania? Gjermania mund të tregojë solidaritet me Greqinë. Gjermania mund të bëjë gjithçka për të mos lejuar që fjalën ta marrin emocionet, por edhe nëse kjo ndodh, atëherë të bëhet fjalë për emocione të tilla si gatishmëria për ndihmë, miqësia dhe mirëkuptimi për situatën e vështirë."

Demonstrationen in Griechenland

Demonstrime në Athinë - Programi i kursimeve i vështirë dhe i dhimbshëm

Greqia nuk kërkoi ndihmë financiare, theksoi kancelarja gjermane pas takimit me kryeministrin grek. Papandreut, në krye të qeverisë që prej tetorit të kaluar, gjatë vizitës në Berlin i interesonte shumë më tepër rehabilitimi i emrit të cënuar të vendit të tij se sa paratë. Programi i tij i kursimeve është i dhimbshëm dhe i vështirë, tha Papandreu, por vetëm kështu vendi mund të rifitojë besimin.

Papandreu: Grekët janë të denjë për besimin e tregjeve ndërkombëtare

"Unë besoj se rivendosja e kredibilitetit dhe besimit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në plan ndërkombëtar, dhe mendoj se qeveria dhe populli grek janë të denjë për këtë besim. Unë e falenderoj zonjën Merkel për mbështetjen e saj."

Aktualisht Greqia paguan interesa shumë të larta për kreditë e marra në tregjet ndërkombëtare financiare. Papandreu kërkon tani të marrë kredi me kushte më të favorshme dhe për këtë i nevojitet solidariteti i partnerëve të tij evropianë si dhe miratimi i Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Jo shitje ishujsh - luftë spekulantëve

Nuk dua t'ua ngarkoj të tjerëve përgjegjësinë, tha kryeministri grek. Kështu ai iu përgjigj frikës së shprehur, se kriza mund të dobësojë euron dhe mund t'u kushtojë taksapaguesve gjermanë shumë para. Në të njëjtën kohë ai kundërshtoi propozimin se shteti grek mund të përmirësojë situatën e buxhetit përmes shitjes së ishujve të pabanuar.

Më me kuptim është lufta kundër spekuluesve në tregjet ndërkombëtare financiare, të cilët përfitojnë nga kriza financiare e Greqisë. Edhe në këtë pikë Papandreu ka mbështetjen e plotë të qeverisë gjermane.

Autor: Nina Werkhäuser / Eliana Xhani

Redaktoi: Mimoza Cika - Kelmendi

DW.COM

  • Data 06.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MLmA
  • Data 06.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MLmA