1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Jo larg Shangait planifikohet një qytet i ri për 1 milionë banorë

Disa politikanëve kinezë u pëlqen jeta e qetë e qyteteve gjermane: Ata kanë ngarkuar një profesor gjerman nga Ekenforde me një detyrë të pazakontë: planifikimin e një qyteti me një milionë banorë.

default

Stacioni i trenit në Shangai

Pjesa e popullsisë që jeton në qytete është dy herë më e lartë në Gjermani sesa në Kinë. Megjithatë shumica e gjermanëve jetojnë në qytete të vogla dhe mesatare ndërsa metropole të tilla si Shangai mungojnë. Edhe Berlini që ka një popullsi prej 3, 5 milionë banorë është i vogël krahasuar me qytete të mëdha në nivel ndërbotëror.


Në deltën e lumit Janse, rreth një orë me makinë në Jug të Shangait po ngrihet një qytet komplet i ri. Ai quhet Jangshan. Peter Johimsen është i mrekulluar nga dimensionet e projektit: "Përfytyroni për një moment se ne flasim për një projekt, përmes të cilit i gjithë qyteti i Frankfurtit mund të zhvendoset atje."

Wirtschaft in China Blick auf Schanghai

Pamje nga Shangai


Johimseni është president dhe profesor i Kampusit Ndërkombëtar të Detit Balltik në Ekenforde. Shkolla e lartë private ka një lidhje të veçantë me Kinën, ashtu si edhe Johansoni vetë. Në këtë mënyrë ai siguroi mundësinë për të pasur ndikimin e tij në këtë projekt: "Shoqëria që mbështet këtë projekt atje është një shoqëri shtetërore. Ajo më ka ngarkuar mua si një përfaqësues me ekskluzivitet të plotë për Gjermaninë dhe përfaqësues në të gjithë botën me përgjegjësinë për të tërhequr investitorë të fuqishëm që aplikojnë teknologji moderne"

Wirtschaft in China Einkaufsstraße in Schanghai

Një rrugë dyqanesh në Shangai

Synohet cilësi e lartë e produkteve ushqimore dhe e shërbimeve

Kinezët synojnë në rradhë të parë të sigurojnë me ndërmjetësimin e profesor Johimsenit ndihmë dhe mbështetje nga Gjermania për projektin e urbanizimit të Jangshanit. Qëllimi: të arrihet që në fillim vendosja e standarteve moderne perëndimore: "Kështu për shembull synohet një cilësi e lartë e produkteve ushqimore. Po ashtu një cilësi e lartë e shërbimeve të të gjitha llojeve si në sistemin e sigurimeve të të gjitha fushave të cilat në Kinë janë në fillimet e tyre si p.sh. shëndetësi, wellness, aktivitetet e kohës së lirë, kujdesja për të moshuarit. Njëkohësisht synohet tërheqja e partnerëve teknologjikë. Ne synojmë një popullsi heterogjene dhe sapo atje të vendosen një milion banorët e parë menjëherë do të hapen vende pune jo vetëm në sektorin e shërbimeve por edhe në fushën e prodhimit."

Jian Wai SOHO, Peking (China)

Pamje nga Pekini


Në përpilimin e ofertës profesori Johimsem mendon jo vetëm për banorët e ardhshëm të Jangshanit por edhe për njerëzit në të gjithë rajonin bregdetar të populluar dendur. Që tani në një largësi që mund të arrihet vetëm me një orë udhëtimi me makinë jetojnë 200 milionë njerëz. "Në një të ardhme shumë të afërt ndoshta në 10 vitet e ardhshme në rajonin midis Honkongut dhe Shangahit, që edhe sot është rajoni me zhvillimin më të shpejtë në botë, do të jetë zona më e zhvilluar e globit. Kjo do të thotë për qytetin tonë se do të kemi një zhvillim kaq dinamik që do të pasqyrohet në dimensione gjigande të popullimit dhe të nevojave për furnizime dhe infrastrukturë.”


Në qytetin e ri nuk ka akoma as banesa dhe as vende pune, por konturet janë të dukshme. Janë ndërtuar rrugë, janë shtruar tubacionet e ujit dhe të kanalizimeve si edhe kabllot e elektrikut dhe të telekomunikacionit. Kinezët kanë hapur edhe liqene artificiale për qytetin e tyre të ri. "Më e çuditshmja është, se ajo që është gati është një fushë golfi me 36 vrima dhe atje po luhet tashmë loja e golfit."


Shumë banesa janë në ndërtim e sipër. Në Prill do të vendosen banorët e parë. 5000 njerëz në pesë godina të larta. Profesori Johimsen është vazhdimisht në bisedime me investitorë të tjerë të mundshëm dhe u premton atyre kushte të veçanta. "Në zonën e Shangait një metër katror kushton sot 500 Euro. Në qytetin tonë është ndryshe. Pozicioni im më lejon që të kem kushte të veçanta si gjerman, por që mund t´ia ofroj ato edhe investorëve të tjerë perëndimore. Kjo do të thotë, se një investitor mund të paguajë vetëm një të dhjetën e çmimit për truallin. Kjo varet se si unë do të vlerësoj vlerën e shfrytëzimit të sistemit në tërësi."

Deri tani kinezët kanë pranuar të gjitha propozimet e mia, thotë Johimseni. Ai vlerëson marrjen e shpejtë të vendimeve nga ana e zyrtarëve. Megjithatë Johimseni akoma nuk mund të parashikojë, se sa shpejt do të mbushet qyteti me jetë. "Unë po e bëj një gjë të tillë për herë të parë. Unë besoj se pas pesë vjetësh atje do të jetojnë afërsisht 300 deri 500 mijë banorë dhe pas dhjetë vjetësh ndoshta një milion."


Qyteti mund të vazhdojë të rritet. Sipërfaqja përfshin tashmë 42 kilometra katrorë. Është planifikuar një zgjerim deri në 100 kilometra katrorë.

  • Data 14.01.2008
  • Autor Günther, Matthias (DLF)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cnv2
  • Data 14.01.2008
  • Autor Günther, Matthias (DLF)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cnv2