1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

"Jo-ja" e irlandezëve ndaj marrëveshjes bazë të BE-së

Dështimi i marrëveshjes së Lisbonës për reformimin e institucioneve të BE-së është temë që gjen jehonë në shtypin gjerman duke marrë shkas nga takimi i ministrave të jashtëm në Luksemburg.

default

Referendumi për marrëveshjen e Lisbonës -Qendër votimi në Irlandë

Në të përditshmen "Westdeutsche Zeitung" komentohet: "Irlandezët, siç po dëgjojmë, nuk e kanë "kuptuar" marrëveshjen e Lisbonës. Marrëveshja është shumë komplekse për ta konfrontuar me të papriturat e një refernedumi. E në fakt: a munden disa qindra mijë irlandezë të sabotojnë pa u ndëshkuar projektin e Evropës të 500 milionë qytetarëve të tjerë? Këtë pyetje shtrojnë kryesisht ata, që e dinë shumë mirë, se përse nuk e çojnë popullin e tyre në kutitë e votimit në referendum. Vendimet e takimit të Luksmeburgut nuk janë asgjë tjetër veçse kozmetikë. Duket sikur, BE-ja donte ta konfirmonte më pas jo-në e irlandezëve, duke e trajtuar atë pikërisht me injorancën që e ndëshkuan zgjedhësit në Dublin. Qytetarët ndoshta nuk e njohin tekstin e marrëveshjes, por ata përjetojnë realitetin e këtyre marrëveshjeve. Pak më shumë arësye në Bruksel, kjo do të ishte më e pakta që këkrohet."


Gazeta "Fankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan: "(...) Asnjëra prej qeverive nuk e ka kundëreshtuar hapur vazhdimin e propozimit të miratuar mes Berlinit dhe Parisit, i cili duhet të ratifikohet edhe në tetë vende antare. Por rezervat e shprehura me maturi dëshmojnë, se BE-ja nuk do t´ia dalë që të bëjë sikur në Irlandë të mos ketë ndodhur asgjë. (...) Prej dështimit të marrëveshjes për thellimin e BE-së preket edhe projekti i zgjerimit i lidhur ngushtë me të. Ka shumë mundësi që haraçin për veljen gjithnjë në rritje të qytetarëve prej Evropës e para do ta paguajë Kroacia, që do t´i duhet të presë gjatë për antarësimin. Evropa nuk do të përmbyset, thuhet kudo, kjo është e kuptueshme, Por sërish Evropa po përjeton një dobësim të klimës."


"Lübecker Nachrichten" komenton: "Ka ardhur koha, që politikanët e BE-së të zgjohen. Edhe në Francë apo në Gjermani marrëveshja mund të kish dështuar, nëse do të ishin pyetur qytetarët. Për shumë qytetarë Evropa është si një aktivitet pas dyerve të mbyllura, në të cilën burokracia e mbifuqishme e BE-së bashkë me qeveritë japin tonin. Pra çfarë na mëson "jo-ja" e iralndezëve? Evropa ka më shumë nevojë për demokraci. Marrëveshja për reformimin ofron një bazë të mirë, nëse ajo u bëhet e qartë nejrëzve dhe nëse ekziston guximi, që ajo t´u paraqitet evropianëve për ta votuar."





  • Data 17.06.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EKku
  • Data 17.06.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EKku