1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania historia ime

Jo fat por shans - emigracioni bullgar

Emigrimi nga Bullgaria qe për vite të tëra një vendim shumë themeltar për jetën, sepse në kohën e komunizmit largimi qe rrugë pa kthim. Por dhjetëvjeçarin e fundit afrimi me BE-në u hapi bullgarëve mundësi të reja.

Në të vërtetë gjithmonë doja të studioja jashtë, rrëfen 26 vjeçarja Krassimira Maryanska, e cila studion degën e medias në shkollën e lartë profesionale të Dyseldorfit. Asokohe ëndrra e saj ishin Britania e Madhe apo Shtetet e Bashkuara. "Ndërkohë në gjimnaz kuptova se shumë nxënës zgjidhnin Gjermaninë për të studiuar. Edhe kushëriri im. Ai shkoi në Köln dhe më bindi edhe mua ta bëja këtë."

Wer hat das Bild gemacht?: Blagorodna Grigorova Wann wurde das Bild gemacht?: 10.9.2012 Wo wurde das Bild aufgenommen?: Bonn Bildbeschreibung: Krassimira Maryanska wurde während einem Interview für die DW fotografiert In welchem Zusammenhang soll das Bild/sollen die Bilder verwendet werden?: Artikel / Bildergalerie

Krassimira Maryanska

Cilësia e universitetit është më e mirë se në Bullgari, ma bëri të qartë ai. "Një diplomë gjermane do të më hapë më shumë dyer se një bullgare" besonte Krassimira. Kështu ajo filloi të mësojë gjermanisht, dhe pak pas maturës udhëtoi drejt Gjermanisë.

Studimi në Gjermani - fenomen masiv

"Që nga fillimi i viteve 2000 studimet në Gjermani janë bërë modë në Bullgari", shprehet sociologja Marina Liakovska, e cila hulumton fenomenin e emigracionit bullgar. Në Republikën Federale të Gjermanisë deri në vitin 2004 është rritur në mënyrë të vazhdueshme numri i studentëve bullgarë: Në semestrin dimëror të vitit 2004-2005, studentët bullgarë përbënin grupin e dytë më të madh të studentëve të huaj në Gjermani, pas studentëve nga Kina, me 12.500 persona. Kjo prirje ndryshoi në vitin 2007, kur në Gjermani u futën tarifat studimore. Në këtë vit Bullgaria u bë anëtare e Bashkimit Evropian dhe ranë disa barriera punësimi në Gjermani. "Për shkak se një pjesë e bullgarëve vetëm formalisht regjistroheshin në universitetet gjermane për të pasur mundësi hyrjeje në tregun gjerman të punës, kjo nuk ishte më e nevojshme", vëren ekspertja. Në vitin 2011 në Gjermani studionin rreth 8.000 studentë bullgarë.

Vala e parë e emigracionit në perëndim

Standardi më i mirë i jetesës si edhe pagat më të mira i kanë tërhequr gjithmonë bullgarët drejt Gjermanisë. Pas rënies së regjimit komunist nga Bullgaria u larguan qindra-mijëra bullgarë - shumica drejt Shteteve të Bashkuara apo Evropës Perëndimore. Njerëz të rinj dhe të shkolluar. Një pjesë e madhe e tyre erdhi në Gjermani dhe kërkoi azil politik - mbi 80.000 vetë deri në vitin 1994, sepse nuk dinte mënyrë tjetër legale për t'u vendosur në Gjermani, jo sepse përndiqej politikisht në vendin e tyre.

Manche schaffen es - aber wieviele schaffen es? - Dutzende Ausländer werden täglich von den polnischen Grenzpolizisten beim Versuch des illegalen Grenzübertritts in Richtung Deutschland gefaßt. Diese Gruppe von Bulgaren war Mitte Februar ins Netz gegangen. Die meisten illegalen Einwanderer kommen aus Rumänien, Bulgarien und dem Gebiet der früheren Sowjetunion. Sie zahlen an eine gut organisierte Schlepper-Mafia, um nach Deutschland geschleust zu werden. Foto: Zentralbild/CAF

Njerëzit e të gjitha shtresave në kërkim të fatin e tyre jashtë vendit

Për shkak të kësaj vale emigrantësh, Gjermania ashpërsoi rregulloren e azilit dhe nënshkroi me Bullgarinë një marrëveshje riatdhesimi dhe riintegrimi për të kthyerit. Përveç kësaj, Repulika Federale vendosi - ashtu si shumica e vendeve perëndimore- kufizime për udhëtimin në Gjermani të qytetarëve bullgarë. Megjithatë barrierat e vendosura nuk i trembën bullgarët, ato çuan thjesht në rritjen e emigracionit ilegal. Shumë vetë hynin si turistë, por vazhdonin të qëndronin pas skadimit të vizës ilegalisht në Gjermani. Vizitat në vendlindje në këto kushte ishin të pamundura.

Maria Liakova thotë se "mundësinë legale për të qëndruar në Gjermani në vitet 90-të e kishin ata që studionin apo kishin pjesëtarë të familjes në këtë vend."

Çdo i pesti bullgar ka jetuar jashtë

Që nga viti 2001 bullgarët mund të udhëtonin pa vizë në Gjermani, gjë që ndryshoi edhe emigrimin. Që nga koha e anëtarësimit të Bullgarisë në BE, është rritur së tepërmi numri i emigrantëve ekonomikë nga Bullgaria. "Njerëzit e të gjitha shtresave kërkonin fatin e tyre jashtë."

Ndërkohë çdo i pesti bullgar ka jetuar më shumë se tre muaj jashtë vendit, konkludon një studim i fondacionit Soros, "Open Society" 2011 për përvojat jashtë vendit apo dëshirën për emigrim. Tre të katërtat e të anketuarve kërkojnë të shkojnë jashtë për të punuar.

"Gjermania zë vendet e para në listën e vendeve të preferuara", thotë Alexei Pamporov, sociolog në Akademinë Bullgare të Shkencave dhe ekspert i fondacionit Soros. Sipas studimit në këtë grup bëjnë pjesë njerëz që punojnë në gastronomi, ndërtimtari, përgjithësisht persona në sektorin e rrogave të ulëta. Megjithatë Gjermania është shumë e preferuar edhe për të kualifikuarit. "Republika Federale është tërheqëse për infermieret, mjekët dhe inxhinierët", thotë Alexei Pamporov.

Kthim në vendlindje?

Kriza ekonomike dhe financiare ka bërë që shumë bullgarë të kthehen në vendlindje. Instituti Bullgar i Statistikave vëren se që nga viti 2006 në vend po kthehen gjithnjë e më shumë bullgarë. Megjithë këtë tendencë të re, numri i bullgarëve që jetojnë zyrtarisht në Bullgari që nga anëtarësimi në vitin 2007, është trefishuar. Vendimin për të emigruar e marrin më lehtë të rinjtë. Sipas ekspertes Liakova "ata e dinë që ky nuk është më një vendim i pakthyeshëm." Por me t'u stabilizuar në Gjermani, shumë bullgarë nuk duan të kthehen, megjithëse në fillim të studimeve shumë i premtojnë vetes se do të kthehen.

Studenten sitzen am Montag (24.10.11) waehrend der Begruessungsveranstaltung der Erstsemester im Audimax der Universitaet in Oldenburg auf dem Boden. Rund 2.000 Studienanfaenger nehmen ihr Studium an der Carl-von-Ossietzky-Universitaet in Oldenburg auf. Die Universitaeten und Hochschulen stehen 2011 vor besonderen Herausforderungen, da doppelte Abiturjahrgaenge und durch die Aussetzung der Wehrpflicht ungewoehnlich viele junge Maenner ins Studium streben. Foto: Joerg Sarbach/dapd

Vendimin për të emigruar e marrin më lehtë të rinjtë

Imazhi negativ i Bullgarisë jashtë i tremb shumë vetë të kthehen në vend. Pikërisht këtë gjendje do ta ndryshojë shoqata bullgare "Tuk-Tam", e krijuar nga shtatë shokë që u kthyen në Bullgari pas studimeve. Ata duan të ndihmojnë ata bullgarë që kanë humbur kontaktet sociale me vendin dhe kanë një imazh të shtrembëruar të realitetit bullgar. "Shumë shpesh janë prindërit që i këshillojnë fëmijët të mos kthehen, sepse janë të zhgënjyer vetë me situatën e tyre", thotë Bojko Blagove nga "Tuk-Tam".

Tërësisht ndryshe është rasti i Krassimiras Maryanskas: Prindërit e saj duan që vajza të kthehet. Por 26 vjeçarja e lidh kthimin në vend me kushte të caktuara: "Ndoshta do të kërkoj një punë në një firmë gjermane në Bullgari, sepse vetëm aty do të ndjehesha mirë." Ashtu si kushëriri, i cili është kthyer dhe ka gjetur një punë të paguar mirë në një firmë të madhe tregtare gjermane në Bullgari. Pavarësisht se ç'sjell e ardhmja, një gjë është e sigurtë: Me diplomën gjermane në xhep dhe përvojën jashtë vendit, Krassimira ka shumë shanse që nuk i kanë ata të rinj, që nuk jetuar asnjëherë diku tjetër.

Bullgarë të suksesshëm në Gjermani

Nelly Kostadinova

Shiko videon 04:37

Gjermania - Historia ime

Dimiter Gotscheff

Shiko videon 04:50

Gjermania - Historia ime

Radostina Ruseva

Shiko videon 04:51

Gjermania - Historia ime

Alexandra Georgieva

Shiko videon 04:48

Gjermania - Historia ime

Vladimir Karaleev

Shiko videon 04:46

Vladimir Karaleev

Audio dhe video për temën