1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Jo diktaturës!“ - Protesta në Jemen

Në kryeqytetin e Jemenit Sanaa dhjetëramijëra përkrahës të opozitës kanë demostruar për reforma demokratike. Kundërshtarët e qeverisë kishin shpallur sot të enjten të ashtuquajturën "Ditë e zemërimit".

default

Në mëngjez më shumë se 20 mijë vetë dolën në rrugët e kryeqytetit Sanaa. ato kërkonin ndërrimin e qeverisë. Deklarata e presidentit Ali Abdullah Saleh, për t'u larguar në vitin 2013, deri kur përfundon mandati i tij aktual, nuk është e mjaftueshme. Njërëzit thërrisnin në korr „Jo korrupsionit! Jo diktaturës!“

Proteste im Jemen

Ithtar i presidentit Ali Abdullah Saleh

Më parë sheshi në qendër të qytetit, ku donte të demonstronte fillimisht opozita, ishte zënë nga ithtarë të presidentit. Të mërkurën (2 shkurt) burra të armatosur ngritën aty çadrat dhe vendosën portrete të mëdha të presidentit. Për këtë arsye grupet opozitare kaluan në një shesh tjetër para universitetit, rreth dy kilometra më tutje.

Presidenti Saleh ndodhet në pushtet që nga viti 1978. Ndër premtimet, që Saleh i bëri të mërkurën (2.2.) opozitës, është premtimi që të mos ia kalojë pushtetin të birit, Ahmed. Përveç kësaj zgjedhjet parlamentare të parashikuara për muajin prill duhet të shtyhen, me qëllim që opozita të mund të organizohet më mirë. Forca më e madhe opozitare në vend e përshendeti deklaratën e Saleh-ut. Por shumë jemenitë janë skeptikë, nëse presidenti do ta mbajë me të vërtetë fjalën. Prandaj opozita ka organizuar sot (3.2) "ditën e zemërimit". Qëllimi është që të mbajmë trysninë ndaj presidentit Salen, tha një aktivist.

Proteste im Jemen

Dita e zemërimit

Sipas agjensisë jemenite shtetërore të lajmeve presidenti i SHBA-së Barack Obama ka telefonuar me Saleh dhe i ka thënë, se ka vepruar mirë në këtë situatë.

Jemeni është vendi më i varfër i botës arabe dhe konsiderohet zonë tërheqjeje për luftëtarët e organizatës terroriste Al Kaida. Qeveria kontrollon nuk kontrollon thuajse asgjë jashtë kryeqytetit, Sanaa. Burimi kryesor i të ardhurve nafta do të jetë konsumuar ndoshta pas rreth një dekade. Pothuajse gjysma e popullsisë jeton me me të ardhura prej më pak se dy dollarë në ditë nën kufirin e varfërisë.

Opozita përbëhet nga parti me orientim të majtë dhe parti islamiste. Ajo përfshin socialisët, që qeverisnin në Jemenin e jugut derisa jugu dhe veriu u bashkuan në vitin 1990. Edhe partia islamiste Islah, është me ndikim. Njëri nga drejtuesit e saj sheiku Abdul Madschid al Sindani, konsiderohet në SHBA si terrorist me lidhje me Al Kaiden.

Autor: Carsten Kühntopp/Angjelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 03.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10AHI
  • Data 03.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10AHI