1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Jo demokratike dhe antikushtetuese"

Dafne Grathwohl/Pandeli Pani2 Korrik 2012

Në Gjykatën Kushtetuese gjermane në Karlsruhe mbërritën paditë e para kundër fondit për shpëtimin e euros, ESM, dhe paktit fiskal. Nëse ankesat dhe paditë kanë shanse për sukses është e vështirë të parashikohet.

https://p.dw.com/p/15Owe
ARCHIV - Die Quadriga auf dem Brandenburger Tor in Berlin ist am 24. Maerz 2007 durch eine EU-Fahne zu sehen. Das Bundesverfassungsgericht in Karlsruhe verkuendet am Dienstag, 30. Juni 2009, gegen 10 Uhr seine mit grosser Spannung erwartete Entscheidung ueber den Reformvertrag von Lissabon. Der Pakt zwischen den 27 Mitgliedsstaaten soll die Union schlanker und entscheidungsfreudiger machen. Kritik befuerchten jedoch, dass Deutschland zu viel Macht an die EU abgibt und wollen die Ratifizierung des Vertrages mit Hilfe der Richter verhindern. (AP Photo/Jan Bauer, Archiv) --- FILE - In this March 24, 2007 file photo the Quadriga on top of the Brandenburg Gate in Berlin is seen shining through a European flag. (AP Photo/Jan Bauer, File)
Verfassungsgericht stoppt Lissabon Vertrag ArchivFotografi: AP

Ombrella e përhershme e shpëtimit të euros, ESM, përbëhet prej 700 miliardë eurosh. Kjo sasi parash vihet në dispozicion prej 17 vendeve të eurozonës. Secili vend mund ta paguajë shumën përkatëse, me të cilin i takon të kontribuojë për rezervën prej 700 miliardë eurosh, ose direkt tek fondi i shpëtimit, ose ta mbajë në dispozion për ta lëvruar menjëherë në rast nevoje.

Fondi për shpëtimin e euros, ESM, dhe pakti fiskal ishin dy ligjet e miratuara me shumicë votash si nga pozita dhe nga opozita në seancën e fundit të parlamentit gjerman para fillimit të pushimeve të verës (29.6.) Pas Bundestagut, të premten në mbrëmje ligjet përkatëse i miratoi me shumicë dy të tretash edhe Këshilli i Landeve. Sipas kancelares Merkel mes paktit fiskal dhe fondit të përhershëm të shpëtimit të euros ESM ekziston një lidhje ligjore dhe rikapitalizimi direkt i bankave do të jetë i mundur vetëm atëherë kur të jetë krijuar një mbikqyrje e përbashkët bankare për eurozonën.

Menjëherë pas miratimit në dy dhomat e parlamentit në Gjykatën Kushtetuese gjermane në Karlsruhe mbërritën paditë e para. Njëra vjen prej grupit parlamentar të partisë "E Majta", i cili votoi në parlament njëzëri kundër ESM-së dhe paktit fiskal. Madje të majtët kishin paralajmëruar qysh përpara debatit në Bundestag se menjëherë pas votimit do të paraqisnin padi në Gjykatën Kushtetuese.

(L-r): Roman Huber, Vorstand des Vereins Mehr Demokratie, die ehemalige Bundesjustizministerin Herta Däubler-Gmelin und der Leipziger Staatsrechtler Christoph Degenhart geben am Donnerstag (12.04.2012) eine Pressekonferenz in Berlin. Der Verein informiert die Medienverteter über eine "Verfassungsbeschwerde zu ESM- und Fiskalvertrag: Bürger klagen für Volksentscheid". Foto: Wolfgang Kumm dpa/lbn
"Aleanca për ankesë kushtetuese për ESM dhe paktin fiskal" ish-ministrja federale e Drejtësisë Herta Däubler-Gmelin dhe profesori i së drejtës kushtetuese pranë Universitetit të Leipzigut Christoph Degenhart (djathtas)Fotografi: picture-alliance

Padi nga nismat qytetare dhe parlamentarë

Padi ndaj instrumenteve për shpëtimin e euros ngre edhe "Aleanca për ankesë kushtetuese për ESM dhe paktin fiskal", e cila ka rreth vetes 12.015 anëtarë. Në krye të aleancës, në të cilën bëjnë pjesë disa parti të vogla, janë edhe profesori i së drejtës kushtetuese pranë Universitetit të Leipzigut Christoph Degenhart dhe ish-ministrja federale e Drejtësisë Herta Daeubler-Gmelin.

Ndër paditësit në Gjykatën Kushtetuese bëjnë pjesë edhe të ashtuquajturit "disidentë", deputetë të grupeve parlamentare të partive në qeveri, të cilët nuk pranuan të miratonin paktin fiskal dhe ombrellën e shpëtimit, si p.sh. deputeti kristian-social (CSU) Peter Gauweiler dhe ai liberal (FDP) Frank Schäfler.

"Pakti fiskal dhe Ombrella e përhershme e shpëtimit të euros, ESM, duhet të bëhen në përputhje me parimet kushtetuese të Gjermanisë dhe të Evropës, pra së bashku me qytetarët." - tha Herta Däubler-Gmelin para votimit parlamentar për ESM dhe paktin fiskal.

Kritikat janë të forta: Nga njëra anë, hiqet dorë nga parimi që një shtet anëtar nuk duhet të përgjigjet për borxhin e një shteti tjetër. Nga ana tjetër shtetet anëtare mbajnë në fund të fundit përgjegjësi të pakufizuar, nëse këshilli i guvernatorëve vendos një gjë të tillë - për shembull në qoftë se disa shtete nuk mund t'i paguajnë kontributet e tyre, thuhet në memorandumin e profesorit të së drejtës kushtetuese pranë Universitetit të Leipzigut Christoph Degenhart.

President of the German Constitutional Court Andreas Vosskuhle (3rd R) and other judges arrive for the proclamation of a verdict on the German Government's European Stability Mechanism and the Euro Plus Pact in Karlsruhe June 19, 2012. REUTERS/Alex Domanski (GERMANY - Tags: POLITICS BUSINESS CRIME LAW)
Gjykata Kushtetuese gjermane në KarlsruheFotografi: Reuters

Shanset për sukses?

Nëse ankesat dhe paditë kanë shanse për sukses në Gjykatën Kushtetuese në Karlsruhe, është e vështirë të parashikohet. Nga njëra anë, gjykata më e lartë gjermane ka bërë vazhdimisht të qartë se edhe në rastin e shpëtimit të euros duhet të respektohet e drejta e bashkëveprimit të Bundestagut. Nga ana tjetër sidomos përfaqësuesit e ekonomisë janë të mendimit që masat janë konform kushtetutës.

Patrick Sensburg, deputet i CDU-së në parlamentin gjerman dhe kryetar i nënkomitetit për të drejtën evropiane në Bundestag, tërheq vëmendjen ndaj riorganizimit të të drejtave të parlamentit për pjesëmarrje në lidhje me ESM. Për këtë nuk mund të ngresh ankesë mendon Sensburg. Sipas tij edhe modalitetet e votimit për ESM janë rregulluar në mënyrë të mjaftueshme.