1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

'Jo cak përfundimtar, por fillimi i një rruge të gjatë, të mundimshme'- shtypi gjerman për pavarësinë e Kosovës

default

Shpallja e pavarësisë së Kosovës komentohet sot gjerësisht në shtypin gjerman. Nga gazeta HANDELSBLATT që del në Dyseldorf, ndër të tjera veçojmë:

"Në kushtet aktuale, shkëputja nga Serbia ishte e pashmangshme. Por ajo është një hap tjetër në rrugën së fundmi fatale të shpërbërjes së shteteve. Në një kohë që pasojat në Kosovë dhe në Serbi do të jenë më pak dramatike se sa mendohet, ky hap ushtron një rrezatim të rrezikshëm në shumë konflikte rajonale në botë. Cdo lëvizje për pavarësi reklamon për vete të drejtën e vetëvendosjes dhe e sheh veten si viktimë të pushtetit shtypës qendror. Të gjitha ato do ta vështrojnë rastin e Kosovës si kërkesë për luftë të mëtejshme."

Nën titullin "Evropianët më të rinj", në gazetën DIE WELT ndër të tjera lexojmë:

"Disa druhen se këtu po krijohet një rast precedent... Me të vërtetë, sovraniteti shtetëror është parimi më i rëndësishëm i organizimit të rendit ndërkombëtar. Por pikërisht rasti i Kosovës tregoi kufijtë e këtij parimi. Një shtet, që si Serbia, zhvillon luftë kundër qytetarëve të vet, edhe mund ta humbasë të drejtën morale, për të sunduar mbi këta qytetarë. Por ajo që vlen për Serbinë, vlen edhe për Kosovën e re. Banorët e saj duhet të vërtetojnë tani se edhe e merituan një shtet të vetin.

Shteti i ri do të mbetet edhe për shumë kohë një projekt delikat. Edhe nëse shumica e vendeve të BE dhe shumë të tjerë do ta njohin shtetin e Kosovës javët e ardhshme, nuk ekziston një numër magjik shtetesh, me aprovimin e të cilave një shtet të quhet ndërkombëtarisht i konsoliduar. Serbia dhe Rusia do të përpiqen të pengojnë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare...Pavarësia pra nuk është një cak përfundimtar, por fillimi i një rruge të gjatë, të mundimshme".

  • Data 17.02.2008
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D8vd
  • Data 17.02.2008
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D8vd