1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Jo afrim në mbrojtjen raketore, por megjithatë dialog konstruktiv NATO- Rusi

Në takimin e nivelit të lartë të Rusisë nëntorin e kaluar u duk sikur të dyja palët do të afroheshin me njëra-tjetrën. Në takimin e Soçit të Këshillit Nato-Rusi u bë e qartë se dallimet vazhdojnë të jenë të pandryshuara.

Rasmusseni dhe Medvedjevi në Soçi

Rasmusseni dhe Medvedjevi në Soçi

Patëm një dialog konstruktiv, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Ai është optimist që edhe në çështjet ku vazhdojnë të ekzistojnë dallime do të gjendet zgjidhje: "Nga njëra anë ne kemi lënë pas një rrugë të gjatë, nga Lisbona në Soçi. Dhe mund ta vështrojmë me optimizëm të madh rrugën para nesh. Shumë fjalë i kemi kthyer në vepra. Dhe kemi ende shumë për të bërë."

Mirëkuptim për palën tjetër por jo afrim

Që në krye u bë e qartë se nuk do të bihej dakord brenda natës për një sistem të përbashkët të mbrojtjes raketore. "Shpresa ime është që të takohemi në më pak se një vit, në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Çikago dhe që deri atëherë të kemi rënë dakord për një sistem të mbrojtjes raketore, i cili ta bëjë më efektiv mbrojtjen e territorit të NATO-s dhe të Rusisë."

Në sajë të takimit të së hënës (04.07.) pozicionet janë më të qarta, tha Rasmusseni. Dhe megjithë mirëkuptimin për argumentat e palës tjetër - sukses në çështjen qendrore, se ç'pamje mund të kishte një mbrojtje e ardhshme raketore, nuk pati. Rusia e sheh veten në rrezik për shkak të planeve të ekuilibrit strategjik të NATO-s.

Sergej Lawrow Außenminister Russland

Sergej Lawrow , ministër i Jashtëm rus

Dhe NATO-ja vazhdon ta refuzojë propozimin e Rusisë, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov: "Nuk është ndonjë sekret që nuk mundëm të biem dakord për një ndarje sektoriale. Partnerët tanë të NATO-s thonë që duhet t'u përgjigjen detyrimeve. Se ata nuk mund ta përcjellin tek të tjerë përgjegjësinë reciproke për mbrojtje."

Asnjë afrim edhe në çështjen e Libisë

Edhe në çështjen e Libisë të dyja palët nuk u afruan me njëra-tjetrën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen theksoi pa u lodhur se angazhimi i NATO-s është në përputhje me rezolutat e OKB-së. Ministri i Jashtëm Lavrov e bëri të qartë se ai mendon ndryshe. Ai kërkoi dhënien fund të dhunës dhe kthimin në tryezën e negociatave.

Të dyja palët e përshëndetën shprehimisht takimin tripalësh midis Rasmussenit, presidentit të Afrikës së Jugut Jacob Zuma dhe presidentit të Rusisë, Dmitri Medvedjev, që u krye në kuadër të Këshillit NATO-Rusi. Qenë zhvilluar biseda të rëndësishme, u tha.

Të gjitha palët thanë se bazat për një partneritet strategjik tashmë janë vendosur: Së fundi u kryen manovra të përbashkëta ushtarake dhe bashkëpunimi në Afganistan në luftë kundër terrorizmit ecën mirë. Dialogu midis NATO-s dhe Rusisë duhet të vazhdojë. Ky është mesazhi i Soçit.


Autor: Christina Nagel/ Auron Dodi

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.COM

  • Data 05.07.2011
  • Fjalët kyç nato, rusi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11orq
  • Data 05.07.2011
  • Fjalët kyç nato, rusi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11orq