1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Jeta vazhdon - Japonia pas katastrofave

Verilindja e Japonisë është tronditur sërish ditën e mërkurë (13.4.) nga një tërmet i rëndë. Pas tërmetit dhe cunamit në 11 mars mijëra vetë gjenden ende në strehime emergjence.

Mijëra njerëz në Japoni ende në strehimet e emergjencës.

Mijëra njerëz në Japoni ende në strehimet e emergjencës.

Sendai Tobu Doro ndan dy botë. Nga njëra anë jeta në Wakabayashi, një rajon i Sendait, ka hyrë në ritmet e përditshme. Nërsa zona që shtrihet rreth tri kilometra drejt detit, është një fushë rrënojash. Makinat e shkatërruara ndodhen në mes të ish fushave të mbjella dikur me oriz, kudo shtrihen pemë të shkulura nga rrënjët, shtëpi të tëra janë zhvendosur ose shpërbërë. Pjesëtarë të ushtrisë japoneze, që me pajisjet e tyre të rënda duken si miza në këto sipërfaqe të gjëra, mbledhin rrënojat në njërën anë. Edhe një muaj pas katastrofës së tërmetit dhe cunamit, ata janë në kërkim të personave të humbur. Disa ndërtesa krah rrugës nuk janë prishur, si përshembull kjo punishte për makineritë bujqësore.

Jeta në mes të rrënojave - rajoni Sendai në prefekturën Myagi u godit rëndë nga tërmeti dhe cunami.

Jeta në mes të rrënojave - rajoni Sendai në prefekturën Myagi u godit rëndë nga tërmeti dhe cunami.

Sot është dita jonë e parë, që e kemi hapur punishten sërish. Na duhet fillimisht të merremi me rregullimet", tregon i zoti i punishtes Sakanishi Kubota.

Ndërkohë një nga punonjësit e tij pastron nga llumi një makineri për farërat e orizit. Kërkush nuk e di kur do të mund të përdoret ajo sërish.

"E gjithë zona është dëmtuar rëndë. Unë nuk jam ekspert, por me siguri do të duhen të kalojnë 15 vjet, para se këtu të fillojë të mbillet diçka. Kjo ka të bëjë edhe me kripën që deti ka lënë në tokë. Me siguri është e vështirë të largosh gjithë dheun. Për këtë do të duhet kohë", thotë Sakanishi.

Për njerëzit që kanë humbur shtëpitë, kjo do të thotë se duhet të qëndrojnë ende në strehimet e emergjencës. Në autostradën e shkatërruar, autostradë e cila arriti të pengonte cunamin, anëtarët e komunitetit janë strehuar në një shkollë.

"Nga shtëpia ime unë pashë se si një dallgë përpiu Rokku Nobori-n. Unë i hipa makinës dhe u drejtova për në Wakabayashi. Ishte një dallgë e zezë, në sipërfaqen e së cilës dilte tym i bardhë. Pamja ishte e tmerrshme. Prandaj unë u largova shpejt me makinë" - tregon një grua.

Japan Erdbeben Tsunami

Një familje qendron para shtëpisë së shkatërruar nga cunami në Onagawa, në veri të Japonisë. Mars 2011.

Tërmeti nuk shkaktoi dëme dhe aq të mëdha, thonë gratë e mbledhura në palestër. Por, pastaj erdhi cunami.

„Ne kishim një vit që e kishim ndërtuar shtëpinë. Mua më duhet ende të paguaj këstet. Familja ime është dërguar në pjesë të ndryshme të vendit. Mamaja ime, e cila ndodhej në spital vdiq nga tronditja që pësoi“ - tregon një nga gratë.

Gratë janë ulur rreth një sobe të vogël mbi të cilën ndodhet një ibrik me çaj. Në fund të palestrës ndodhen thasët me ndihma. Ndihmësit vullnetarë të ardhur nga pjesë të tjera të Japonisë, gatuajnë përjashtë diçka për të ngrënë.

„Nga 180 personat që ndodhen këtu, 50 kanë shkuar me autobuz për të bërë banjë në Onsen. Ne ua ofrojmë këtë një pjese të njerëzve. Sot është një ditë normale pune, prandaj shumë prej njerëzve merren sa munden me punën e tyre" - tregon një nga ndihmësit.

Autor: Peter Kujath / Aida Cama

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 13.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10sRa
  • Data 13.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10sRa