1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Jeta në kushte të provizore - Refugjatët në Berlin

Këtë vit është rritur dukshëm numri i refugjatëve në Gjermani. Kjo tendencë po vërehet dhe në Berlin, ku autoritetet janë detyruar të gjejnë vend të përkohshme për strehimin e tyre. Një prej tyre është në Grynau.

default

Vend i përkohshëm për strehimin e refugjatëve në Grynau

Në një godinë trekatëshe në udhëkryqin e Grynaut në juglindje të Berlinit janë të strehuar 90 njerëz. Dikur ajo ishte godinë e policisë me shumë zyra, ndërsa tani shërben si strehimore për refugjatët e mbërritur në Berlin.

Flüchtlingsnotunterkunft in Berlin Grünau

Michael Grunewald

Michael Grunewald, 47 vjeç, është drejtor i kësaj strehimore. Ai tregon një prej dhomave në katin përdhes. Në këtë dhomë janë vendosur gjashtë shtretër dhe një tavolinë. Në dritare janë vendosur perde metalike, ndërsa uji nuk funksionon si duhet. Kjo do të duhej të mjaftonte sa për fillim. "Ne kemi arritur që të mobilojmë në tërësi një kat të kësaj godine. Kemi vendosur shtretër, dollapë, tavolina dhe karrige dhe dhoma", shpjegon Michael Grunewald. Por detyra e tij është gati e pamundur: që zyrat e dikurshme brenda një kohe të shkurtër t'i shndërrojë në dhoma për refugjatë.

Flüchtlingsnotunterkunft in Berlin Grünau

Grynau

Numri i azilkërkuesve po rritet

Fakti që azilkërkuesit duhet të jetojnë në këso strehimore ka të bëjë me shtimin e dukshëm të numrit të azilkërkuesve në Gjermani - të paktën kështu thonë autoritetet në Berlin. "Që nga viti 2010 kemi arritur t'i sigurojmë disa vende shtesë, por as ato nuk mjaftojnë për strehimin e të gjithë atyre që po kërkojnë strehim", pohon Franz Allert, drejtor i Zyrës së Landit për Çështje sociale dhe Shëndetësi. Në veçanti në dimër kërkohen zgjidhje më të shpejta.

Flüchtlingsnotunterkunft in Berlin Grünau

Vend i përkohshëm për strehimin e refugjatëve në Grynau

Numri i azilkërkuesve është rritur shumë në vitin 2012: Vetëm në tetor janë paraqitur 9950 kërkesa për azil në Gjermani, që do të thotë rreth 50 % më shumë se një muaj më parë. Me probleme të njëjta por përballet edhe Berlini. Gjatë vitit 2011në kryeqytet janë regjistruar 2300 refugjatë. Ndërkohë që këtë vit, deri në fund të tetorit, numri është shtuar në më shumë se 2850. "Berlini është një qytet shumë i preferuar, edhe për refugjatët", pohon Franz Allert dhe shton: "një mjedis urban është më i preferuar dhe atraktiv se sa pjesët rurale."

Qyteti tani po përpiqet që të sigurojë vendstrehime të përkohshme. Për këto qëllime po përdor godina boshe si shkolla, spitale apo dhe ish - godina të policisë, si kjo në Grynau.

Drejtori dhe mirëkuptimi i tij

Në këtë vend 90 të sistemuarit ndajnë katër kabina për dushe. Michael Grunewald po angazhohet që të ketë edhe më shmë. Por shumë më e rëndësishme është që njeriu të shprehë gatishmëri që të përballet me problemet e refugjatëve dhe t'i dëgjojë hallet e tyre. "Kur ata për shembull kanë nevojë për një mjek të caktuar, kur duhet të bëjnë termine, kur duhet të udhëtojnë diku dhe nuk e dinë rrugën, atyre u duhet ndihmë", thotë Grunewald.

Të sistemuarit e respektojnë angazhimin e drejtorit. "Michaelin e kam shok", thotë një refugjat, i cili është vendosur këtu para një muaji. Gruaja e tij ka pasur një lindje të parakohshme, ndaj beba është në spital.

Deutschland Flüchtlinge vor dem Brandenburger Tor

Refugjatë para Portës së Brandenburgut

Në korridor dëgjon gjuhë të ndryshme nga Afrika, por më së shumti dëgjohen njerëz nga Bosnja dhe Serbia. Numri i refugjatëve nga vendet e Ballkanit që vijnë në Gjermani është shtuar në veçanti, ndonëse këta njerëz gati që nuk kanë nevojë për azil. Autoritetet gjermane janë të mendimit se ata janë refugjatë ekonomikë dhe nuk kanë nevojë për strehim politik. Në tetor nuk ka fituar të drejtën e azilit në Gjermani asnjë refugjatë nga Serbia.

Shkollimi i pamundur

Refugjatët në këto strehimore rrinë kot tërë ditën. Ata presin një leje qëndrimi apo vendimin për dëbim të menjëhershëm. Vetëm nëse lejohet qëndrimi më i gjatë ata mund të kalojnë në ndonjë vendstrehim tjetër për refugjatë. Përgjigja mund të pritet deri në gjashtë javë, që në veçanti për fëmijët është një kohë tepër e gjatë. "Në fakt ata do të duhej të shkojnë në shkollë, sepse në Gjermani ekziston shkollimi i detyruar deri në një moshë të caktuar. Por kjo është e pamundur, për shkaqe organizative. Është e pamundur të paraqiten në ndonjë shkollë, kur nuk dihet nëse do të mbeten këtu një ditë apo gjashtë javë. Kjo është e papranueshme edhe për shkollat", thotë Grunewald.

Drejtori e ndjen veten ndonjë herë si administrator i gjërave të domosdoshme dhe dhuratave të berlinezëve. Shumë shpesh ai merret me shpërndarjen e ndihmave të qytetarëve, si gjërat për fëmijë të vegjël, rrobat për dimër apo dhe gjëra të tjera.

Ai do të jetë drejtor këtu deri në fund të marsit. Deri atëherë autoritetet e Berlinit duhet të gjejnë ndonjë vend tjetër për strehimin e refugjatëve.