1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Jeta në Kobane: Qytet i vogël, zemër e madhe

Lufta për qytetin kufitar sirian Kobane po vazhdon prej tre muajsh. Edhe pse jo mirë të armatosur, forcat kurdë kanë mundur të zbrapsin militantët e "Shtetit Islamik".

Anëtarët e Trupave të Mbrojtjes së Popullit Kurd në Siri (YPG ) ruajnë pa pushim rrethinat e Kobanes. Pavarësisht errësirës totale ata qendojnë aty. "Luftëtarët e IS janë atje, më pak se gjysëm kilometri larg", thotë një nga ata.
Para se të fillonin sulmet ajërore në fillim të tetorit nga SHBA -ja, YPG luftoi e vetme ndaj "Shtetit Islamik" për 45 ditë. Me pak municion dhe Turqinë, që ndalonte luftëtarët kurdë të kalonin kufirin, asnjeri nuk e priste që qyteti do të mbijetonte.
Shenja optimizmi

Në ditët e ftohta të dimrit banorët ndezin zjarre për t'u ngrohur dhe gatuar

Në ditët e ftohta të dimrit banorët ndezin zjarre për t'u ngrohur dhe gatuar.

Njerëzit në Kobane janë më optimistë tashmë falë suksesit të arritur nga forcat e YPG. Sipas Ministrit të Mbrojtjes të Kobanes, Ismat Sheikh Hasan, deri në mes të dhjetorit forcat kurde kanë marrë nën kontroll 70% të qytetit. "Avionët godasin bazat e IS brenda në Kobane dhe furnizimet, që ata përpiqen të dërgojnë këtu," thotë ai. "Por sulmet ajrore nuk do të ishin kishin sukses, nëse forcat në terren nuk do të ishin efektive."
YPG ka ende nevojë për armë të rënda dhe më shumë sulme ajrore, veçanërisht në linjat e furnizimit të IS. Por kryeministri Anwar Muslim parashikon se forcat e tij do të triumfojnë.
Kushte të vështira
Në ditët e ftohta të dimrit banorët janë të detyruar të ndezin zjarre për t'u ngrohur dhe gatuar, sepse u mungon ngrohja. Vetëm disa qindra banorë kanë mbetur tashmë në qytet, ndërsa mijëra të tjerë shkuan në Turqi, kur nisën luftimet. "Ne nuk duam të ikim,", thotë Letfiya, e cila ka vendosur të qendrojë. "Çfarë do të bëjmë në një shtet tjetër? Në Turqi na trajtojnë si romë. Ky është vendi ynë. Pse duhet ta lemë për të tjerët? Është më mirë të vdesim këtu."
Në qytet nuk kanë mbetur dyqane, prandaj autoritetet lokale të drejtuara nga Partia Unioni Demokratik Siriano-Kurd, ose PYD, shpërndajnë çdo ditë ushqime, rroba dhe ilaçe për banorët e mbetur. Letfiya tregon se është më shumë e shqetësuar për fëmijët e saj, të cilët tmerrohen, sapo dëgjojnë shpërthimin e mortajave.
Familje luftëtare

Luftë dhe mbijetesë në kushte shumë të vështira

Luftë dhe mbijetesë në kushte shumë të vështira

Ndërkohë që Letfiya kujdeset për familjen e saj, pjesa më e madhe marrin pjesë në luftë. "U bënë tre vjet që njerëzit tanë, madje edhe fëmijë të vegjël, dinë të luftojnë", thotë 22 vjeçari Ahmed Ismael. Ish marangozi Ahmed iu bashkua forcave të rezistencës para katër muajsh. Ai u çon ushqime dhe municione luftëtarëve, ose transporton ushtarët e plagosur në spital.
Anëtarët lokalë të rezistencës kanë hapur vrima në muret mes shtëpive, në mënyrë që të mund të dalin nga qyteti pa u rrezikuar. Zona të tëra të qytetit janë në rrezen e snajperave të IS.
Qyteti i vogël, zemër e madhe
Mahmoud Salih, 50 vjeç, dhe gruaja e tij, Khadija Yusef, 40 vjeç, kanë qendruar këtu gjithashtu. Në fillim ata u përpoqën të ikin në Turqi, por më pas u kthyen sërish.
"Kur shkuam në zonën kufitare, mendova se IS do të shkatërrojë zonën dhe ushtria turke nuk do të bëjë asgjë, prandaj mendova se ishte më e ndershme të kthehesha mbrapa. I thashë gruas sime të ikte në Turqi, por ajo më tha: Do të rri me ty. Nëse vdes ti, do të vdes edhe unë", tregon Mahmoud, i cili që në lindje nuk mund të ecë pa paterica.