1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jeta e përditshme gjermane

17 Prill 2010

Njihni më mirë Gjermaninë duke njohur disa prej njerëzve që jetojnë në këtë vend! Njerëz që vijnë nga të gjitha fushat e jetës, nga pjesë të ndryshme të vendit dhe tregojnë për jetën e tyre, punën dhe ëndërrat.

https://p.dw.com/p/Mxt1
Ali Almakhlafi nga Jemeni takohet me Marion Esser-in në Këln, në sallonin e saj të bukurisë.
Ali Almakhlafi nga Jemeni takohet me Marion Esser-in në Këln, në sallonin e saj të bukurisë.Fotografi: DW

Angolezja takon malësorin, jemenitja interviston një parukiere, kinezja portreton një punonjëse të zyrës fiskale: tre shembuj të takimeve interkulturore. Reporterët e Deutsche Welle-s, që vijnë nga të gjitha pjesët e botës, kanë vendosur të dalin për ekspeditë në të përditshmen gjermane.

Nga puna e tyre lindi "Fytyrat e Gjermanisë": Portrete njerëzish nga të gjitha fushat e jetës, që jetojnë që nga Kieli, në veri të vendit deri në Chiemsee në jug, që janë malësorë, ose dentistë. Me shikimin e hedhur nga jashtë, me kuriozitet dhe nganjëherë me çudi, reporterët e Deutsche Welle-s dokumentojnë si jetojnë njerëzit në Gjermani, si punojnë, për çfarë ëndërrojnë. Përzgjedhja e 40 protagonistëve është bërë sipas kritereve statistikore. Sepse portretet duhet të japin në përmbledhjen e tyre përshtypje për të gjithë shoqërinë gjermane.

Vëzhgimet e tyre në jetën dhe botën gjermane do të publikohen në 24 gjuhë, që nga arabisht deri në kinezçe e rusisht. Protagonistët do të prezantohen me materiale radiofonike, me galeri fotografishë dhe artikuj online. Ata japin të dhëna për veten e tyre dhe tregojnë nganjëherë edhe recetat për gatimet më të preferuara. Me këtë projekt Deutsche Welle, hap një korridor për të mbërritur tek njerëzit, që jetojnë në Gjermani.

Autor: Matthias von Hein /Aida Cama

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora