1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Jeta e një ushtari të KFOR-it në Kosovë

Si paraqitet jeta e një ushtari të KFOR-it në Kosovë? Çfarë dinë ushtarët për Kosovën dhe çfarë di Kosova për ushtarët që jetojnë në të.

default

Heiko Herold në Kosovë

Këtyre pyetjeve u jep përgjigje libri "Jeta ime në Kosovë" i Heiko Heroldit, një ish ushtar gjerman i KFOR-it. Libri tani doli edhe në gjuhën shqipe.

Deutsche Welle: Pse duhet ta lexojne shqiptarët një libër të tillë?

Heiko Herold: Libri është shkruar sepse unë doja të shkruaja një libër që deri tani nuk kishte ekzistuar. Një libër që unë do të dëshiroja ta kisha patur kur isha ushtar, ose do të kisha dashur t`ja jepja familjes sime që ajo të përgatitej më mirë për vajtjen time në Kosovë. Libri tani doli edhe në gjuhën shqipe duke synuar që të ndërmjetësojë midis popullsisë civile në Kosovë dhe ushtarëve të KFOR-it, për ta bërë komunikimim më të thellë. Sepse komunikimi i përditshëm i KFOR-it me popullsinë përbëhet kryesisht nga puna. Marrëdhënie njerëzore lindin vetëm me përkthyesit ose civilët që punojnë brenda kampeve të ushtarëve. Ndërja popullsia e zakonshme e Kosovës nuk e ka këtë mundësi. Prandaj unë doja të krijoja me këtë libër mundësinë për ta bërë më intensiv kontaktin me ushtarët, dhe që njerëzit ta kuptojnë më mirë si jeton një ushtar në vendin e tyre dhe se si e përjeton një ushtar vendin e tyre.

Si është jeta e një ushtari? Zgjim, sport, ushqim, prapë sport, dhe një herë në javë liridalje?

Jeta e përditshme e një ushtari sigurisht që zhvillohet në një hapësirë të ngushtë, megjithatë kjo nuk është e gjitha. Unë kam patur detyrë që më kijonte mundësinë të kisha shumë kontakt me njerëzit, kryesisht shqiptarë të Kosovës dhe nganjeherë dhe me serbë. Për këto kontakte tregoj edhe në libër. Për shembull takimi im me priftin shqiptar Dom Llosh Gjergjaj i cili ka luftuar gjithnjë për pajtimin midis shqiptarëve dhe serbëve.

Libri juaj është një libër propagandistik?

Shpresoj që të mos shihet si i tillë. Sepse ai përmban tregime nga jeta ime dhe do ishte mirë sikur mesazhi, ai i ndërmjetësimit midis KFOR-it dhe popullsisë civile të transmetohet si i tillë.

  • Data 11.12.2007
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CaBs
  • Data 11.12.2007
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CaBs