1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Jetëgjatësia - sfidë e madhe për Gjermaninë

Kancelarja Angela Merkel ka përcaktuar si një prej temave esenciale në planet e saj luftimin e pasojave të rritjes së moshës mesatare të popullsisë. Ajo ka ftuar në zyrën e saj ekspertët për të debatuar këtë çështje.

Pamje ilustruese

Pamje ilustruese

Pamje nga takimi i Merkelit me ekspertë (24.04.)

Pamje nga takimi i Merkelit me ekspertë (24.04.)

Angela Merkel ka ftuar në kabinetin e saj një kongres të demografëve. Për këshillime kanë ardhur përfaqësuesit e shtetit, landeve, ekspertët e punës, mjekësisë dhe institucioneve të ndryshme. Ata duan të hartojnë së bashku një strategji për masat që duhet ndërmarrë për evitimin e pasojave të rritjes së moshës mesatare të popullatës. "Kjo temë duhet të trajtohet me kujdesin më të madh", tha Merkel. E tërë shoqëria gjermane po pëson ndryshime. Ndaj edhe Merkel është e interesuar për hartimin e masave të duhura.

Prognozat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se pritjet për jetën mesatare në Gjermani po shtohen nga vitit në vit - për tre muaj. Aktualisht në Gjermani ka rreth 50 milionë persona të aftë për punë - mes 20 dhe 64 vjeç. Deri në vitin 2030 ky numër do të zvogëlohet për 6,3 milionë. "Fjala është se prej nga do të vie fuqia e re punëtore dhe si të mbahen stabile sistemet e sigurimeve, pa i rritur tepër kontributet", thotë Merkel. Por ajo nuk flet vetëm për gjërat negative që sjell plakja e popullsisë. Plakjen duhet kuptuar si një shans të ri, pohon kancelarja dhe shpjegon: ”Lajmi i mirë është që ne po jetojmë më gjatë dhe më gjatë kemi shëndet të mirë, pra mund të jemi aktiv edhe në një moshë më të shtyrë.”

Pozitivja për sipërmarrjet

Merkel mbron në këtë kontekst edhe vendimin për ngritjen e moshës së daljes në pension në 67 vjet. Më të vjetrit mund të ndikojnë pozitivisht në rezultatet e sipërmarrjeve. "Të vjetrit sjellin edhe përvojën e domosdoshme për sipërmarrjet", pohon ajo duke theksuar pëvojat pozitive në fabrikat e automjeteve në Bavari apo dhe në sipërmarrje të tjera. "Ndërkohë që ata mbeten efikas në punë sikur edhe të rinjtë", konstaton Merkel.

Pamje nga takimi në Berlin (24.04.)

Pamje nga takimi në Berlin (24.04.)

Strategjia demografike e Merkelit parashikon edhe masa të tjera. Qeveria federale synon të jetë aktive në gjashtë fusha: familjet duhet të forcohen dhe të kenë mundësinë e punës për një kohë më të gjatë. Bashkëpunimi mes federatës dhe landeve duhet të jetë më i mirë, ndërsa njerëzve duhet siguruar një mirëqenie më stabile. Duhet siguruar edhe rritjen ekonomike dhe duhet kufizuar borxhet. Kjo do të thotë se duhet ndërmarrë masat e domosdoshme dhe duhet përgatitur për rritjen e moshës mesatare dhe ndryshimet demografike.

Koncepti pa masa konkrete

Por në këtë kongres nuk do të bëhet fjalë për masat konkrete që duhet ndërmarrë në këtë drejtim. Mesazhi i kancelares është se "me këtë strategji ata duan edhe të mësojnë gjërat, me qëllim që të përgatiten sa më mirë". Këshillimet duhet të vazhdojnë deri në vjeshtë. Politika duhet të krijojë kornizat e domosdoshme për të vepruar. Dikur më vonë priten edhe masat konkrete.

Autor: Heiner Kiesel / Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti