1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Jep dorëheqjen qeveria e Islandës - Akuza të ndërsjella të partnerëve të koalicionit

Qeveria e Islandës u bë viktima e parë e krizës financiare këtë vit. Pas protestave prej disa muajsh, koalicioni nën Kryeministrin Geir Harde deklaroi dorëheqjen të hënën (26.01) në Rejkjavik.

default

Kryeministri i Islandës, Geir Haarde, në konferencë shtypi në Rejkjavik më 26.01 2009 në Parlament

Ajo që u paralajmërua të premten (23.01) e javës së kaluar, u realizua të hënën: Qeveria e Islandës dështoi. Kuptohet arësyeja kryesore janë pasojat e krizës bankare dhe financiare, që e sollën ishullin me 320 mijë banorë në Atlantikun Verior në pragun e falimentimit shtetëror.


Partia e vogël socialdemokrate është përgjegjëse, që koalicioni nuk arriti të rezistonte deri në zgjedhjet e planifikuara më 9 maj, mendon konservatori Geir Harde : „Ministrja e Jashtme dhe unë kemi vendosur sot që t´i japim fund punës së qeverisë. Ne u konsultuam gjatë gjithë fundjavës me patnerët tanë dhe arritëm në konkluzionin, se është i papranueshëm një koalicion nën drejtimin e socialdemokratëve.


Haarde akuzon patnerin e koalicionit si të përçarë dhe se kjo kërkesë e papranueshme provokoi dështimin e koalicionit. Disa socialdemokratë kishin shfrytëzuar mungesën e kryetares së partisë së tyre dhe ministres se Jashtme, Ingibjörg Sölrün Gisladöttir për të nxitur shpërbërjen e koalicionit qeverisës. Gisladöttir i duhej t´i nënshtrohej një terapie në Stokholm për tumorrin në kokë, ndërkohë që edhe kryeministrit Haarde javën e kaluar iu diagnostikua kancer në stomak.


Ministrja e Jashtme foli për një kërkesë legjitime të partisë së saj megjithëse konservatorët kishin marrë po ashtu përgjegjësinë kryesore politike për krizën e krijuar në vend. Përveç kësaj ajo pranoi se bashkëpunimi i koalicionit në javët dhe muajt e fundit në përgjithësi nuk ka qenë i kënaqshëm: „Shumë vendime të nevojshme janë shtyrë. Nuk kemi pasur unanimitetin e duhur për të bashkëpunuar edhe më tej në mënyrë efektive. Ajo për çfarë kemi nevojë tani, janë masat e fuqishme ndaj bankave dhe sistemit financiar si dhe masat se si ne mund të ndihmojmë familjet“.



Me dorëheqjen e saj qeveria i është përgjigjur më në fund kërkesës kryesore të demostruesve. Vetëm të shtunën demostrata më e madhe arriti të ketë rreth 6 mijë pjesëmarrës.

“Qeveria duhet të largohet. Ajo duhet menjëherë të largohet. Çfarë na nevojitet ne, janë zgjedhjet e reja të menjëhershme”, thotë një demostruese. “Ne na nevojitet një ndryshim thelbësor në stilin qeverisës, nuk mjafton vetëm shkëmbim deputetësh. Po ashtu në instancat e larta janë bërë shumë gabime”, thotë një tjetër demostrues.

Por si do të jenë zhvillimet e mëtejshme në Islandë, ky është një problem i madh: Kryeministri Haarde dëshiron deri në zgjedhjet e reja të krijojë një koalicion me të gjitha partitë në parlament. Socialdemokratët tentojnë për një koalicion me të eklogjistët e majtë. Në sondazhin më të fundit, socialdemokratët kanë humbje duke qenë vetëm forca e tretë në Islandë. Duket e pamundur, që ato mund të përfitojnë nga zgjedhjet e reja.




(MCK/VFB)

  • Data 27.01.2009
  • Autor Albrecht Breitschuh
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gh3t
  • Data 27.01.2009
  • Autor Albrecht Breitschuh
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gh3t