1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Jep dorëheqjen këshilltari i Trumpit për sigurinë Flynn

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka humbur një anëtar të kabinetit të tij. Ish-gjenerali i kontestuar Michael Flynn është larguar nga kabineti, pas bërjes publike të skandaleve me Rusinë.

USA Donald Trump und Michael Flynn in Palm Beach (Reuters/C. Barria)

Trump dhe Flynn

Presioni ishte tepër i madh, ndaj këshilltari për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, u detyrua të japë dorëheqje të menjëhershme. Flynn ishte një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentit Trump. Ai ka rënë pas bërjes publike të telefonatës së tij me ambasadorin rus në Uashington, Sergei Ivanoviç Kisljak.

Shkelje e ligjeve

Telefonata është zhvilluar në kohën kur presidenti Barack Obama në dhjetor të vitit të kaluar kishte vendosur sanksione të reja kundër Rusisë. Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar këtë telefonatë. Por zëdhënësi i Trumpit, Sean Spicer, thoshte se në këtë telefonatë nuk është biseduar për sanksione. Këtë deklaratë e ka përsëritur edhe zëvendëspresidenti Mike Pence. Por më pas është konstatuar se në këtë bisedë është biseduar edhe për masat ndëshkuese.

Asokohe Flynn ishte i nominuar për postin e shefit të këshilltarit për sigurinë kombëtare. Ligjet amerikane ndalojnë që një person të bëj negociata me një vend tjetër pa legjitimimin e duhur. "Washington Post" shkruan se ministrja e Drejtësisë Sally Yates e ka paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë, se Flynn ka gënjyer për komunikimet e tij me ambasadorun rus Kisljak.

"Gënjeshtra e paqëllimshme"

USA Michael Flynn in Washington (Reuters/Y. Gripas)

Michael Flynn

Në dorëheqjen e tij, Flynn thotë se "pa qëllim ka thënë të pa vërteta". Ai shpreh keqardhje që asokohe ka informuar gabimisht zëvendëspresidentin dhe autoritetet e tjera për përbërjen e kontakteve të tij me ambasadën ruse. Ai thotë madje se tërë jetën është angazhuar për të vërtetën. 

Postin e tij përkohësisht do ta ushtrojë ish-gjenerali Keith Kellogg (72), një veteran i luftës në Vietnam. Kellog ka qenë edhe në ekipin e përkohshëm të presidentit Trump. Presidenti nuk është prononcuar për këtë dorëheqje. Kur Stephen Miller, këshilltar i Donald Trumpit, të dielën u pyet nëse Flynn ende ka mbështetjen e presidentit, ai nuk dha përgjigje.

Flynn është angazhuar shpesh për përmirësimin e raporteve me Kremlinin dhe për luftimin bashkarisht kundër "Shtetit Islamik". Gjatë fushatës ai ishte një prej mbështetësve më të denjë të Trumpit, por lidhjet e tij me Rusinë kanë qenë irrituese. Në fund të vitit 2015, Flynn ka marrë pjesë edhe në një festim të televizionit RT (Russia Today), ku ishte i ulur përkrah presidentit Vladimir Putin.

bc/se/sti (ap, rtr, dpa, afp)